Uragani Dorian, pasi ka shkatërruar pjesën veriore të Bahamas-in verior, tani ndodhet rreth 180 km në lindje të Cape Canaveral, me erëra deri në 175 km/orë dhe po lëviz ngadalë drejt Florida-s.
Qendra kombëtare e uraganeve, me seli në Miami, në buletinin e saj të fundit i ka bërë thirrje popullates të qëndrojë ende në shtëpi.
Në Qendrën Hapësinore Kennedy, 800 punonjës të NASA, që nga dita e djeshme, po punojnë për të siguruar dhe zhvendosur pajisjet.
Zyrtarët në shtetet përgjatë bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime dhe i kanë urdhëruar njerëzit të evakuohet nga zonat më të rrezikuara. Urdhra për evakuim janë lëshuar në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.
Meterologët parashikojnë që Doriani do të ndikojë në pjesën më të madhe të Bregut të Atlantikut gjatë gjithë javës, nga Xhorxhia, Karolina e deri në Virxhinia. Zonat më në veri, deri në Nju Xhersi, mund të përjetojnë reshje të mëdha shiu dhe erëra me fuqi tropikale deri ditën e premte.
Pamjet ajrore tregojnë një shkatërrim të plotë në Marsh Harbour, një nga vendet e para në Bahamas që u shkatërrua nga Uragani Dorian. Videoja e regjistruar mbi ishullin e Bahamas tregon lagje të përmbytura, ndërtesa të shkatërruara, anije dhe kontejnerë transporti të përmbysura.
Bilanci provizor i viktimave që Doriani ka shkaktuar në Bahamas është shtatë të vdekur dhe 21 të plagosur.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2981
Lajme të tjera
-
NASA anulon në dy minutat e fundit nisjen e austronautëve për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës! Ja defekti që u zbulua
27 Shkurt, 11:01
-
VIDEOLAJM/ Qeni përballet me peshkaqenin në Bahamas dhe arrin ta largojë, turistët në panik
19 Shkurt, 15:43
-
NASA teknologji për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja! ‘Spinoff’ u dërgua në Turqi e Siri për njerëzit e bllokuar! Aparatura zbulon rrahjet e zemrës nën rrënoja
15 Shkurt, 17:00
-
Një ‘Tokë’ e dytë? Zbulohet planeti ku mund të ketë jetë
11 Janar, 15:02
-
Pas 40 vitesh në hapësirë, sateliti i NASA-s do të rrëzohet këtë fundjavë në Tokë
7 Janar, 18:31
-
Për herë të parë që nga epoka e Neandertalit, një kometë pritet të kalojë pranë Tokës gjatë muajit janar
3 Janar, 09:14
-
Bukuria 'rrëqethëse' e dimrit të Marsit, NASA publikon pamjet
1 Janar, 09:15
-
NASA nderon legjendën e futbollit, i kushton Pele-së foto të një galaktike me ngjyrat e Brazilit
30 Dhjetor 2022, 14:36
-
Dimër edhe në planetin Mars, NASA tregon pamje se si duket sezoni dimëror atje
27 Dhjetor 2022, 22:32
-
NASA e kënaqur me përfundimin e suksesshëm të misionit “Artemis 1”
13 Dhjetor 2022, 22:55
-
Kapsula Orinon e NASA-s përfundon me sukses misionin, kthehet nga Hëna dhe zbret në Paqësor
12 Dhjetor 2022, 09:06
-
Rusia përfiton nga Ukraina, 1 miliard dollarë grurë këtë vit
4 Dhjetor 2022, 08:27