UASHINGTON, 30 shtator /ATSH-AFP/ - Ushtria amerikane ka zhvilluar 4 100 dalje ajrore që prej fillimit të ofensivës kundër xhihdaistëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri më 8 gusht.
Këtyre shifrave, që u paraqitën nga një përgjegjës ushtarak amerikan që nuk dëshiroi të identifikohet, i shtohen rreth 40 fluturime të u zhvilluan nga pesë vendet arabe anëtare të koalicionit të drejtuar nga Uashingtoni kundër ISIS-it që prej 23 shtatorit.
Sipas Pentagonit, Jordania, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Katari kanë zhvilluar 23 sulme ajrore në Siri, ndërsa amerikanët 66 bombardime.
Në 4 100 fluturimet amerikane, gati 1 400 ishin fluturime furnizuese për avionët e datës 27 shtator, theksoi përgjegjësi amerikan, por pa dhënë shifra mbi fluturimet mbikqyrëse./
/G.S/