Komanda qendrore amerikane njoftoi valën e radhës së sulmeve amerikane drejt territorit iranian orët e para të së enjtes. Shënjestër sipas postimit në X të komandës ishin qëndrat komanduese të iranit.
"Forcat amerikane kanë goditur qendra komanduese iraniane, pozicione të mbrojtjes ajrore, sisteme raketore dhe dronësh, si dhe objekte të mbikëqyrjes bregdetare, me qëllim që të ulin më tej aftësinë e Iranit për të kërcënuar marinarët civilë që shërbejnë në bordin e anijeve tregtare gjatë kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit" thuhet në njoftimin e komandës amerikane.
Ajo gjithashtu njoftoi se kishte goditur një cisternë nafte bosh me flamurin e Kurawaos, që tentoi t'i afrohej ishullit Kharg.
Forcat amerikane kanë vendosur një bllokadë detare ndaj Iranit, duke nxjerrë jashtë funksionit një cisternë nafte bosh që po përpiqej të drejtohej drejt një porti iranian në Gjirin Persik, vijoi më tej komanda amerikane.
Radhën e sulmeve e mori Irani që ashtu si 5 ditët e fundit lëshoi dronë e raketa drejt bazave amerikane në Kuvajt Bahrein dhe Jordani.
Ushtria iraniane kërcënoi me zgjerimin e sulmeve nëse amerikanët do të vazhdojnë me sulmet e tyre ajrore.
“Nëse agresioni amerikan do të vazhdojë, lufta do të shtrihet në fronte të reja", deklaroi në një mesazh në Telegram zëdhënësi I ushtrisë Mohammad Akraminia.
Me negociatat që së fundmi nuk duken në horizont Pakistani që ndërmjetësoi firmosjen e memorandumit të mirëkuptimit mes SHBA dhe Iranit bëri thirrje që palët të ulin tensionet.
Pakistani do të vazhdojë të inkurajojë të gjitha palët që t'i japin fund dhunës dhe të rifillojnë bisedimet në nivel teknik, në përputhje me memorandumin", deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit. sipas një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të ministrisë në platformën X.
Ndërprerja e bisedimeve u ndërpre që përpara nisjes së javës së ceremonive funerale për ish liderin suprema li Khamenei ndërsa SHBA u rikthyen në sulme që prej të martës së 7 korrikut pasi Irani sulmoi 3 anije tregtare në ujërat e ngushticës së Hormuzit.
Komente








