TIRANË - Prokurori amerikan Gjon Juncaj i atashuar në hetimet e dosjeve të korrupsionit pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbret në terren dhe për herë të parë ndjek nga afër procesin gjyqësor ndaj një zyrtari të akuzuar për korrupsion.
Juncaj ishte i pranishëm në procesin ku i pandehur për ryshfet në vlerën e 80 mijë eurove është gjyqtari i Sarandës Rasim Doda.
Përgjatë seancës e cila zgjati për afro 15 minuta me anë të ndihmesës së tij, Juncaj u interesua hap pas hapi për mënyrën e zhvillimit të gjykimit dhe përfaqësimit të akuzës nga dy kolegët e tij shqiptar Manjola Kajan dhe Genti Osmani.

Por çfarë ndodhi në këtë seancë ku do të pyeteshin dhe dëshmitarët?
Teksa mori fjalën për të kërkuar shtyrjen e seancës pasi avokati i tij ishte i sëmurë, gjyqtari i pandehur akuzoi prokurorinë për një proces të stisur.
Prokuroria kish planifikuar që në këtë seancë të dëgjohej dhe dëshmia e Hasan Bushit personit që shihni në këto pamje, i cili 5 muaj më parë kallëzoi penalisht gjyqtarin Doda se i kërkoi para në këmbim të një vendimi.
Në kushtet e mungesës së avokatit të dytë të Dodës, gjykatësi Bib Ndreca vendosi shtyrjen e seancës për më 30 tetor.
Prania për herë të parë e një prokurori amerikan në sallë, solli dhe ndryshim rrënjësorë të Gjykatës së Krimeve të Rënda sa i përket transparencës ku media u lejua të ndjek gjyqin nga fillimi në fund dhe nuk u nxor jashtë siç ndodh rëndom kur në sallë nuk ka përfaqësi të huaj.

80 mijë euro për vendimin
Gjyqtari i Sarandës Rasim Doda është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi ka kërkuar një shifër prej 80 mijë euro, kundrejt dhënies së një vendimi pro një firme ndërtimi të quajtur “Kalaja”.
Gjyqtari Doda, një ditë para dhënies së vendimit e kishte zbardhur dispozitivin duke ja treguar biznesmenit Hasan Bushi se nëse i jepte 80 mijë euro gjyqi fitohej nga ai dhe se vendimin e kishte zbardhur një ditë para se ta shpallte atë në gjykatë. Ky takim, mes gjyqtarit të Sarandës Doda dhe biznesmenit të kompanisë ndërtimore “Kalaja” Hasan Bushi është bërë në një nga lokalet e zonës, ku gjyqtari i ka treguar vendimin e fitores pro Bushit.
Mirëpo duke qenë se ky i fundit i ka pohuar se nuk donte të paguante, të nësërmen kur ishte planifikuar dhënia e vedimit, gjyqtari ka ndoshur gjatë natës vendimin dhe i ka dhënë fitoren palës tjetër, shtetases Gjinovefa Shehut. Sipas burimeve të prokurorisë mes Shehut dhe Bushit,kishte lindur një konflikt për një kontratë sipërmarje, ku në tokën e shtetases Gjinovefa Shehu, biznesmeni Hasan Bushi, ka dashur të ndërtojë pallat.
Kallëzimi në 21 prill
Ngjarja është denoncuar në 21 prill në prokurori nga biznesmeni Hasan Bushi, i cili ka bashkëpunur me prokurorinë duke përgjuar gjyqtarin Rasim Doda. Prokuroria, pasi ka marrë autorizimin nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka nxjerrë urdhër-ndalimin për gjyqtarin e gjykatës Sarandë, Rasim Doda, i dyshuar për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit”.
Urdhëri i ndalimit është zbatuar në mesditën e së premtes nga ana e forcave të policisë Tiranë.Nga hetimi i deritanishëm i prokurorisë Rasim Doda ka kontaktuar me njërën prej palëve një ditë para dhënies së një vendimi civil që po e gjykonte ai dhe, në këmbim të vendimit në favor të kësaj pale, dyshohet se i ka kërkuar 80 mijë euro.
Madje, për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare, i ka vënë në dispozicion palës dispozitivin e vendimit, i cili do të ishte në favor të tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com