Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian veprimet e Prishtinës zyrtare në Veri të Kosovës me vendimin për dinarin dhe mbylljen e zyrave paralele në disa qyteteve po krijojnë tensione etnike.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ishte i ashpër në reagimin e tij kur tha se mbyllja e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë nxisin konflikt dhe po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e Policisë së Kosovës për sekuestrimin e dinarëve serbë dhe veturës me të cilën po transportoheshin paratë për të shpërndarë pagesat sociale nga Serbia”, tha Hovenier.
Ai u kërkoi institucioneve të Kosovës që të garantojnë që personat të cilët janë parashikuar t’i marrin këto pagesa, ta bëjnë atë pa vonesë, teksa kërkoi edhe shtyrje të vendimit të Bankës qendrore.
Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.
“BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Stano.
I shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia, Stano tha se mbyllja e papritur e tyre do të ketë efekte negative në jetën e përditshme të komunitetit serb të Kosovës, pasi do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale.
Kujtojmë se Beogradi ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së Kosovës, ndërsa do të kërkojë mbajtjen e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas Vuçiç qëllimi kryesor i Albin Kurtit me këto veprime, është spastrimi etnik i serbëve në Kosovë.
Misioni OSBE në Kosovë, ka reaguar lidhur me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që ka kërkuar që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa në Kosovës, duke eliminuar kështu nga tregu dinarin serb.
Përmes një deklaratë në rrjetet sociale, OSBE shprehet fillimisht se kjo rregullore do të ketë një ndikim serioz, veçanërisht për ata banorë që marrin pagesa në dinarë.
Po ashtu, OSBE e ka parë pozitive faktin që institucionet e Kosovës do të ketë një periudhë tranzicioni për përdorues të dinarit.
“Misioni është i shqetësuar se kjo rregullore do të ketë një ndikim serioz, veçanërisht për ata banorë që marrin pagesa në dinarë. Megjithatë, Misioni e pranon pranimin e deklaruar të institucioneve të Kosovës se do të ketë ndikim tek ata banorë, si dhe shprehjen e gatishmërisë së tyre për të siguruar një periudhë tranzicioni dhe për të investuar në komunikim më të mirë në mënyrë që të shmangen vështirësitë dhe mungesa e qartësisë për ata që janë prekur”, thuhet ne deklaratë.
Misioni OSBE ka kritikuar edhe mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, në komunat Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, si dhe në OJQ.
“Mbyllja e papritur e objekteve që ofrojnë shërbime sociale ose shëndetësore për anëtarët e komuniteteve joshumicë rrezikon të ketë një ndikim negativ tek individët dhe familjet duke kufizuar aksesin e tyre në disa shërbime thelbësore”, theksohet ne reagim.
Reagimi
Misioni i OSBE-së në Kosovë bën thirrje që të drejtat e komuniteteve jo-shumicë të respektohen plotësisht dhe që komunikimi publik të jetë në të dyja gjuhët zyrtare
Prishtinë, 4 shkurt 2024 – Misioni i OSBE-së në Kosovë ka monitoruar nga afër vendimet dhe veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë futjen e një rregulloreje të re për transaksionet e valutës.
Misioni është i shqetësuar se kjo rregullore do të ketë një ndikim serioz, veçanërisht për ata banorë që marrin pagesa në dinarë.
Megjithatë, Misioni e pranon pranimin e deklaruar të institucioneve të Kosovës se do të ketë ndikim tek ata banorë, si dhe shprehjen e gatishmërisë së tyre për të siguruar një periudhë tranzicioni dhe për të investuar në komunikim më të mirë në mënyrë që të shmangen vështirësitë dhe mungesa e qartësisë për ata që janë prekur.
Është thelbësore që të drejtat e komuniteteve joshumicë, duke përfshirë komunitetin serb të Kosovës, të respektohen plotësisht dhe të lihet koha për konsultime të nevojshme me të prekurit. Është gjithashtu e rëndësishme që i gjithë komunikimi publik përkatës të jetë në të dyja gjuhët zyrtare.
Misioni i OSBE-së ka monitoruar gjithashtu veprimet e fundit të ndërmarra nga Policia e Kosovës, duke përfshirë operacionet që synojnë zyrat e zyrave të Beogradit në komunat e Kosovës, Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, si dhe në OJQ. Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë/Priština.
Mbyllja e papritur e objekteve që ofrojnë shërbime sociale ose shëndetësore për anëtarët e komuniteteve joshumicë rrezikon të ketë një ndikim negativ tek individët dhe familjet duke kufizuar aksesin e tyre në disa shërbime thelbësore.
Mbrojtja e mirëqenies së komuniteteve të prekura, duke përfshirë veçanërisht grupet vulnerabël, duhet t’i jepet përparësi përpara se të zbatohen politika ose vendime të tilla.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, e ka quajtur “Të pabalancuar” reagimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh “thellësisht i shqetësuar” me veprimet e Ministrsisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që shkëmbente pagesa në dinarë serbë për serbët e Kosovës.
“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.
Llogjika e ketij qendrimi te ShBA dhe OSBE:- Hiqni d'ore nga shtet i pavarur,pranoni krahine autonome qe te mos acarohen mardheniet nderetnike. 20 vjet shtet i pavarur,me monedhe euro dhe akoma Duan kohe per dinarin serb ne kosove.Ne ShBA,ne shtetet me popullsise meksikane a lejohet perdorimin i monedhes meksikane?Jo?Atehere po' cenohen mardheniet nazionale ne keto shtete.
PërgjigjuAskush mbi ligjin, as etnia.
Përgjigju