
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, e ka quajtur “Të pabalancuar” reagimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh “thellësisht i shqetësuar” me veprimet e Ministrsisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që shkëmbente pagesa në dinarë serbë për serbët e Kosovës.
“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.
Lajmi kryesor:
SHBA-BE ‘shuplakë’ Kosovës: Po rrisni tensionet ndëretnike duke i hedhur benzinë zjarrit! Të shtyhet vendimi për dinarin, jepuni pagesat serbëve










