SHBA-ja njofton për dërgimin e një nëndetëseje në Lindjen e Mesme

SHBA-ja njofton për dërgimin e një nëndetëseje në Lindjen e Mesme

Nëndetësja amerikane USS Georgia

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka urdhëruar dërgimin e një nëndetëseje me raketa të telekomanduara në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të dielën.

Druajtjet për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij janë rritur në Lindjen e Mesme, pas vrasjes së liderëve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në një komunikatë për media pas bisedës mes Austinit dhe homologut të tij izraelit, Pentagoni tha se Austini urdhëroi gjithashtu që aeroplanmbajtësi “Abraham Lincoln” ta përshpejtojë dislokimin në rajon.

“Sekretari Austin e përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta ndërmarrë çdo hap për ta mbrojtur Izraelin dhe nënvizoi përforcimin e pranisë së ushtrisë dhe armëve amerikane në Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit të tensioneve rajonale”, thuhet në njoftim.

Më herët, ushtria amerikane kishte njoftuar për zhvendosjen shtesë të avionëve luftarakë dhe luftanijeve në Lindjen e Mesme, pasi Uashingtoni synon ta përforcojë mbrojtjen e Izraelit.

Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit, u vra në Teheran më 31 korrik, në një sulm i cili nxiti kërcënime për hakmarrje nga Irani ndaj Izraelit. Irani e fajësoi Izraelin për vrasjen e tij. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por as s’e ka mohuar atë.

Vrasja e Haniyehut dhe e Fuak Shukr, komandantit të lartë të grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i ka rritur shqetësimet se konflikti në Gazë mund të shndërrohet në një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Irani tha thënë se SHBA-ja ka përgjegjësi në vrasjen e Haniyehut, për shkak se ajo e mbështet Izraelin.

Ndërkohë, disa anëtarë të personelit amerikan u plagosën si pasojë e një sulmi kundër një baze ushtarake amerikane në Irak, thanë tre zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters më 5 gusht./REL/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi e madhe e manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohen 24 231 shoferë ‘problematikë’! Rekord gjobat për parkime

Shpejtësi e madhe e manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohen 24 231 shoferë ‘problematikë’! Rekord gjobat për parkime