Shefat e ushtrisë së Afrikës Perëndimore do të takohen të shtunën në kryeqytetin e Ganës, Akra, për të diskutuar mbi grushtin e shtetit në Niger.

Disa raporte sugjerojnë se ata do të përgatisin plane për një ndërhyrje ushtarake.

Kjo gjë vjen pasi blloku rajonal, Ecowas, urdhëroi aktivizimin e një force gatishmërie, gjatë një takimi në Nigeri të enjten.

Bashkimi Evropian deklaroi se pas grushtit të shtetit të cilët rrëzuan presidentin e Nigerit, Mohamed Bazoum, po mbahet në kushte të përkeqësuara nën arrest shtëpiak dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se presidenti Mohamed Bazoum dhe familja e tij ishin privuar nga ushqimi, energjia elektrike dhe kujdesi mjekësor për disa ditë.