Një 14-vjeçare ka arritur të mposhtë leuçeminë akute, duke u shëruar pas përfundimit me sukses të seancave të kimioterapisë.
Rastin e ka publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se vajza ka hapur një kapitull të ri drejt jetës së shëndetshme.
Në ambientet e Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike, ku dhe u mjekua, 14-vjeçarja shënoi edhe gongun e triumift.
“Mirëmëngjes dhe me këtë moment nga Shërbimi i Onkohematologjisë Pediatrike, ku një 14-vjeçare ka shënuar gongun e triumfit mbi leuçeminë akute, pas përfundimit me sukses të seancave të kimioterapisë dhe kontrollit të parë “off therapy”, duke hapur një kapitull të ri drejt jetës së shëndetshme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Komente









