Komandanti i një prej skuadrave më të mira të ndërhyrjes së shpejtë në Rumani. Ka shkaktuar një skandal të vërtetë pas publikimit të disa fotove ku ai duket nudo, vetëm me një paruke të zezë dhe me një automatik lodër, ndërsa rrethohet nga disa policë të armatosur.

Fotot shkaktuan tepër siklet tek drejtuesit e forcave të ndërhyrjes së shpejtë në Rumani, të cilat në Shqipëri janë të njëjta me atë të RENEA-s. Ndërkohë që vetë Emanoil Moraru, i cili është dhe objektivi i fotos dhe që është trajnuar nga FBI-sja, nuk duket fare i penduar.

shefi nudo

Madje ai ka refuzuar të kërkojë ndjesë. “Në skuadrën time jemi gladiatorë dhe jemi pak të çmendur. Fotografitë janë marrë pas një seance stërvitore. Nuk jemi të turpëruar. Ne punojmë shumë, rrezikojmë jetën, dhe ndonjëherë ia lejojmë vetes dhe teprimet” - ka thënë Moraru.

Nuk është hera e parë që komisari Moraru, i trajnuar nga FBI për raste të pengmarrjeve dhe negociata me terroristët të bëjë lojra të tilla me kolegët e tij në Constanta, në lindje të Rumanisë.
Një herë ai kishte shkuar në zyrë i veshur si pastrues rrugësh, dhe një herë tjetër si pemë. Madje kur ishte veshur si pemë, ishte ulur në një qoshe dhe rrinte i qetë, deri në momentin kur dikush e zbuloi.

shefi nudo

(s.g/shqiptarja.com)