Shefi i AMP-së me portal gjobëvënës, gazetari dhe bashkëpunëtorja e Selimit kërkojnë falje, do hetohen në liri! Gjykata jep masën e sigurisë

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Regina Omeri, të cilën janë në akuzë për falsifikim kompjuterik.

Gjyqtari i Tiranës, Ardit Mustafaj, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e gazetarit Ervis Hasanaga, dhe ish-punonjëses se Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Regina Omeri, nën akuzë për falsifikim kompjuterik.

Megjithatë, gjyqtari pranoi kërkesën e prokurorit Arben Agovi për caktimin e masës së butë të sigurisë për të dy, “detyrim paraqitje” për periudhën që do të jenë në vijim në hetim, me argumentin se Hasanaga dhe Omeri kanë bashkëpunuar me hetuesit dhe kjo e fundit është nënë e një fëmije të mitur 1 vjeç e gjysmë. Mbrojtja kundërshtoi edhe këtë masë, teksa njoftoi se do të ankimojë.

Të dy u arrestuan më 30 maj 2024 nga Krimi Kibernetik i Policisë së Tiranës pasi në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP-së, Kushtrim Selimi, i cili vijon të jetë akoma në kërkim, dyshohet se publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Para togave të zeza, Ervis Hasanaga dhe Regina Omeri u shprehën të penduar për publikimin e materialeve për drejtuesit e policisë, ndërsa u kërkuan ndjesë.

Sipas hetimeve të tre këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një portal Shqipnews.info. ku publikonin lajme të rreme, me qëllim denigrimin e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, e të tjerë, të cilët kanë bënë kallëzim pas arrestimit të tyre. Në skemë, ka gjasa të jetë edhe Kreshnik Selimi vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, i cili është shef kundër narkotikëve në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ky i fundit duke përfituar nga aksesi në informacion për shkak të detyrës, dyshohet se i dërgonte këto informacione dhe i vëllai i publikonte. Portali për të cilin bëhet fjalë ishte i paregjistruar në ndonjë organ shtetëror apo në qendrën kombëtare të biznesit dhe nuk figuronte në pronësi të asnjë individi, pasi domain ishte i blerë jashtë Shqipërisë.

Po sipas njoftimit të policisë, Selimi urdhëronte krijimin e lajmeve të rreme për kolegët e tij, në mënyrë që t'u zinte postin. Lajmet i botonte gazetari, i cili paguhej 600 euro çdo muaj për këto shkrime.

Lidhjen mes Selimit dhe Hasanagës, e bënte Rexhina Omeri, e cila dyshohet se kishte një marrëdhënie të ngushtë me kolegun e saj, të cilin pretendon se nuk e kishte pyetur kurrë se përse i porosiste këto shkrime. Vetë Omeri pretendoi se nuk e dinte që po shkelte ligjin dhe se çështja do të merrte përmasa kaq të mëdha. Ajo dhe gazetari do të përballen me drejtësinë, ndërsa Selimi është ende në kërkim nga Policia.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • neni: 05/06/2024 19:13

    tani njerezit nuk shofim me parlament apo studio televizive po vetem guru dhe magjistare ne tik tok

    Përgjigju
  • Ton: 02/06/2024 19:20

    Si ka mundesi? Pra te tre te lire?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mosmarrëveshja me Sllovakinë, Zelensky: Po hapin front të dytë energjitik kundër Ukrainës! Fico: Nëse Kievi ndalon gazin, s’e furnizojmë me energji

Mosmarrëveshja me Sllovakinë, Zelensky: Po hapin front të dytë energjitik kundër Ukrainës! Fico: Nëse Kievi ndalon gazin, s’e furnizojmë me energji