"Armëpushimi nuk ka mbaruar", pavarësisht shkëmbimeve të zjarrit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Ngushticën e Hormuzit.

Këto komente i bëri Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp.

"Jo, armëpushimi nuk ka mbaruar. Në fund të fundit, kjo është një iniciativë e veçantë dhe e dallueshme. Ne prisnim të kishte përplasje në fillim, të cilat me të vërtetë ndodhën", tha Hegseth, duke iu referuar ndoshta ‘Projektit Liria’, por pa e përmendur atë në mënyrë të qartë.

Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, Gjenerali Dan Caine, vuri në dukje se Irani ka sulmuar forcat amerikane më shumë se 10 herë që nga shpallja e armëpushimit, por shtoi se kjo bie nën "pragun për rifillimin e luftimeve në shkallë të gjerë".

Dje, Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha se Shtetet e Bashkuara kishin "hedhur në erë" gjashtë anije të vogla në Ngushticë.


Lajmi kryesor:

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, Irani thirrje SHBA-ve: Operacioni Liria është pa rrugë pa krye! Trump: S'mund ta them nëse armëpushimi ka përfunduar