TIRANE - Drejtori i Policisë së Italisë, Alessandro Pansa i ka dërguar një letër Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me shpërthimet me tritol të ndodhura mëngjesin e djeshëm në Tiranë, ku sulmet kishin në qendër familjen e ministrit Tahiri.
Në letrën e dërguar, të cilën A1 Report e disponon, shefi i policisë italiane, dënon rëndë aktet terroriste të ditës së djeshme, ndërsa shpreh solidarizimin e tij dhe të të gjithë policisë italiane për ministrin Tahiri dhe kryeministrin Rama.
Pansa thekson mbështetjen e pakursyer të autoriteteve italiane për të bashkëpunuar me forcat e rendit shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com