Një tjetër qytetar ka denoncuar incidentin që i ka ndodhur ditën e sotme me një efektiv policie, më specifikisht me shefin e policisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

Qytetari ka mundur të regjistrojë një pjesë të bashkëbisedimit me policin dhe e ka dërguar materialin në faqen "Jeta Osh Qef". Punonjësi i shtetit dëgjohej të fliste me zë të lartë dhe kërcënonte bashkëshortin e shoferes, ndërsa i tha: "Sot t'kam falë prej asaj", duke iu referuar gruas së tij.

"Të shtrij në tokë dhe t'i ve prangat zvarrë këtu, se ma jep të drejtën ligji", dëgjohet të thotë efektivi në video. 

"Pershendetje Jeta Osh Qef. Kam nje video ku polici me thote te ve prangat zvarr ne asfalt, ne makine me familjen time. Policia ishte fshehur pas nje tabele dhe makina para meje beri frenim te menjehershem, une per tmos u perplasur e parakalova dhe me ndaluan per parakalim te gabuar me moren patente. Ne kohen qe une i thash policit historine ai me tha te ka pare shefi skam cbej. Shefi erdhi pasi une mora gjoben per komision dhe po largohesha per ta filmuar pozicionin ku ishte fshehur. Me pas u acarua pse une e kundershtova per shkeljen e ligjit dhe me ofendoi ne sy te bashkeshortes. Video eshte e qarte dhe tregon pjesen kur u afrua shefi si i "forti i lagjes" dhe jo si punonjes policie qe te udhezon si te mos e shkelesh ligjin. Kte video e ka pare vetem drejtori i policise rrugore i cili se mori parasysh. Faleminderit"
 
 

A ja jep te drejten ligji policit te vere prangat zvarre? Gjykimin bejeni ju! :)"Pershendetje Jeta Osh Qef. Kam nje video ku polici me thote te ve prangat zvarr ne asfalt, ne makine me familjen time. Policia ishte fshehur pas nje tabele dhe makina para meje beri frenim te menjehershem, une per tmosu perplasur e parakalova dhe me ndaluan per parakalim te gabuar me moren patente. Ne kohen qe une i thash policit historine ai me tha te ka pare shefi skam cbej. Shefi erdhi pasi une mora gjoben per komision dhe po largohesha per ta filmuar pozicionin ku ishte fshehur. Me pas u acarua pse une e kundershtova per shkeljen e ligjit dhe me ofendoi ne sy te bashkeshortes. Video eshte e qarte dhe tregon pjesen kur u afrua shefi si i "forti i lagjes" dhe jo si punonjes policie qe te udhezon si te mos e shkelesh ligjin. Kte video e ka pare vetem drejtori i policise rrugore i cili se mori parasysh. Faleminderit"

Posted by on Friday, October 16, 2015

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)