
Themeluesi dhe pronari i grupit të mercenarëve të Rusisë, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se jo vetëm trupat e tij, por të gjitha njësitë e forcave ruse që janë të përfshira në luftimet disamujore në qytetin ukrainas të Bahmutit, po vuajnë nga mungesa e furnizimeve me municion.
Zyra për media e Prigozhinit lëshoi një deklaratë më 10 mars, përmes së cilit ai shprehu mirënjohjen për ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturovm dhe Igor Nasenkov, shefin ekzekutiv të Tekhnodinamika, për rritjen e madhe të prodhimit të municionit ushtarak në muajt e fundit, pasi Wagner bëri thirrje për rritje të furnizimeve. Megjithatë, ai shtoi se ka nevojë për më shumë municion.
“Jam i shqetësuar se municioni dhe uri për municion nuk ka vetëm Wagner, por të gjitha njësitë e ushtrisë ruse. Është e dukshme se jo vetëm ushtarët e mi po vdesin... Të tjerët po ashtu nuk duhet të vdesin. Çdo vonesë në dërgimin e predhave nënkupton vdekjen e një prej bashkatdhetarëve tanë dhe nuk ka rëndësi se në çfarë njësie të forcave ruse ata shërbejnë”, tha Prigozhin.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Britania: Rusët kontrollojnë pjesën lindore të Bakhmutit, Ukraina e mban perëndimin! Patriarku, Krill thirrje Papës: Ndaloni dëbimet nga manastiri në Kiev









