Kryemadhi i dorëzon dosjen e '30 qershorit' ambasadores Glover: Turp që flasim ende për pamundësi zgjedhore

Kryemadhi i dorëzon dosjen e '30 qershorit' ambasadores Glover: Turp që flasim ende për pamundësi zgjedhore

Foto nga takimi Glover-Kryemadhi

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover ka zhvilluar një takim me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Në këtë takim Kryemadhi i ka paraqitur ambasadores Glover një dosje ku sipas pretendimeve të LSI, në të ndodhen shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet e kryera më 30 qershor.

Ndër të tjera Kryemadhi ka vlerësuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR, ku sipas LSI vuri qartë në dukje paligjshmërinë skandaloze të votimeve moniste të 30 qershorit. Kryemadhi në takimin me Glover ka hedhur akuza edhe ndaj KQZ duke thënë se veprimet e këtij institucioni me urdhër të Edi Ramës zhytë procesin elektoral në krizë të thellë si dhe konfirmuan manipulimin e votës. Sipas LSI dosja që i kanë dorëzuar Glover, i ka vënë vulën qeverisë së Ramës.

Pas këtij takimi kryetarja e LSI, me anë të një deklarate të bërë publike në profilin e saj zyrtar ka shkruar se është turp për klasën politike shqiptare që ende flitet për pamundësi zgjedhore. Kujtojmë se ndryshe nga kreu i PD, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi është shprehur se janë të gatshëm si parti për të zbatuar dekretin e Presidenit Meta për të kryer zgjedhjet lokale  me 13 tetor. Ndërsa Basha vijon të theksojë se për ata nuk është problem data por largimi i Ramës. Deri më tani opozita duket se ka filluar të përçahet pasi mendim ndryshe nga Basha kanë edhe ish-kryetarët e bashkive të djathta.

Deklarata e plotë e Kryemadhit pas takimit me Glover: "Sot pata kënaqësinë të takoja Ambasadoren Audrey Glover. I dorëzova asaj një dosje voluminoze me të gjitha shkeljet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për votimet moniste të 30 qershorit. Është shumë e rëndë për demokracinë shqiptare dhe turp për klasën politiken që 29 vite pas vendosjes së demokracisë pluraliste, vazhdojmë flasim për pamundësi mbajtjesh së proceseve zgjedhore në respekt të ligjit. Akoma nuk kemi një proces zgjedhor ku qytetarët të votojnë të lirë e në mënyrë të fshehtë pa ndikimin e krimit të organizuar dhe intimidimin e tyre me bukën e gojës apo vendin e punës, si dhe ku rezultati në reflektimin e vullnetit real të qytetarëve të jetë i gjithë pranuar nga palët. Votimet farsë të 30 qershorit ishin maskarada më e madhe, por besoj edhe e fundit! Shqipëria do ketë zgjedhje demokratike, sipas parimeve europiane, nga të cilat do dalin përfaqësues që do rivendosin shtetin e së drejtës dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë në rrugën e duhur."

Takimi i Glover me Kryemadhin vjen një ditë pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Badha dhe dy ditë nga protesta e 10 kombëtare e opozitës kundër qeverisë Rama.

Kujtojmë se në takimin e djeshëm me Bashën, Shefja e misionit të OSBE/ODHIR, Glover temë e diskutimit ishte  raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 10/07/2019 20:21

    Po shko more mona e paj naj filxhan se keni vjedh boll

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 10/07/2019 16:23

    Une pres Mona nuk ka gje pse vonon llapa agjeron

    Përgjigju
  • Populli: 10/07/2019 16:18

    Po cdreqin keni ju me zgjedhjet perderisa nuk deshet te mernit pjese,kujt i kerkoni hesap ju kur nuk jeni pjese e zgjedhjeve,boll se na cate bythen.

    Përgjigju
  • Mona: 10/07/2019 16:16

    Mona je fryre si gjeli maje plehut,je nje debile e pa shkolluar,ik bej ndonje ngjale e hasude se per tjeter gje je koplet deshtim,je turpi i kesaj politike.

    Përgjigju
  • Donela: 10/07/2019 16:04

    Pandeha mos beri gati valixhet kjo debilje e leshit dhise !!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja