Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka pranuar për herë të parë se ka menduar të japë dorëheqjen për shkak të sulmeve.
Në një intervistë për emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, Shehaj tha se tashmë e ka kaluar periudhën e vështirë dhe se nuk e mendon më largimin nga posti që mban.
“Shumë herë e kam menduar dorëheqjen prej sulmeve që kam marrë por tani nuk mendoj fundin, por të bëj reforma”, tha ajo.
Drejtoresha e Tatimeve më tej nënvizoi se, është “sulmuar shumë pasi jemi një shoqëri maskiliste”.
Duke folur për punë që ajo ka bërë në krye të Tatimeve, Shehaj tha se ka realizuar 99.2% të planit, ndërsa paralajmëroi rezultate edhe në hetimin e shkeljeve tek biznesi i madh.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com