Shehi i përgjigjet Ramës: Unë pi raki, është defekt i jetës sime, por jo e ndaluar me ligj, droga po

Shehi i përgjigjet Ramës: Unë pi raki, është defekt i jetës sime, por jo e ndaluar me ligj, droga po

Ministrja Belinda Balluku, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu dhe kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ka kthyer përgjigje kryeministrit EdI Rama në satirën politike, siç ai e quajti të pak ditëve më parë. Shehi u ndal te konsumimi i alkoolit, që shpesh herë kundërshtarët politikë ia vënë në dukje. Shehi thotë se është i vetëdijshëm për këtë “defekt”, por që nuk është e ndaluar me ligj për një figurë politike.

“Meqënëse s’ka ku godet ky, çfarë ka? Ka gjetur një defekt të jetës sime. E kam. Unë e kam filluar jetën në tunelet e Fierzës, 18 vjeç. Kur dilshim nga kantieri shkonim te klubi. Nuk e kam për turp.Kam patur gjithë jetën shokë, miq. Këta nuk kanë shokë e miq. Unë pi raki por rakia dhe ëhiskey nuk janë të ndaluara me ligj. E ndaluar është droga", tha Shehi nw RTSH. 

Shehi ka komentuar edhe përballjen që i bëri Rama me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Për Shehin, karriera e saj politike dhe e Ballukut nuk kanë të krahasuar.

“Mua më ka vënë me Belinda Ballukun. A e dini pse më kanë vendosur me atë në fotografi? Rama pyet aty me kë fiton Tirana? Ka gjetur një fotografi timen në klub siç gjetën me këtë zotin Rama. A e mbani mend me brekë pa brekë? Ne nuk vendosim atë se nuk është e rregullt. Më kanë vënë mua me këtë zonjën Balluku. Po u them qytetarëve të Tiranës. Jam unë Dashamir Shehi me karrierën 30-vjeçare dhe është edhe kjo është mbesa e Beqir Ballukut. Zoti Rama ka vendosur të na krahasojë. Mua, me karrierën dhe jetën dhe kësaj është zonjë bukuroshe. Është aq e sukseshme, saqë qytetarët të gërmojnë te suksesi i zonjës Balluku. Se nga vjen suksesi dhe se sa e zonja është”, tha ai.

Sipas Shehit, Edi Rama ka marrë të gjitha institucionet teksa ka komentuar edhe rolin e presidentit në këtë betejë politike.

“Gjashtë muaj më parë unë kam qenë ai që kam thënë se Ilir Meta duhet të qëndrojë në detyrën e tij konstitucionale. Por tani ka ardhur dita që të gjithë palët duhet ta ndalojnë të gjithë këtë hemoragji politike që po i ndodh Shqipërisë. Është avancuar kaq shumë në akaparimin e pushtetit. Është një projeksion kaq i rrezikshëm kur këta thonë o do rrimë ne edhe një mandat tjetër saqë qëllimi justifikon mjetin.

Unë po e them, pozicioni i sotëm i presidenti është një pozicion politik. Disa thonë jo po shkel kushtetutën. I ka dalë përballë Ramës. Kjo kushtetutë, a është më e mira për Shqipërinë? Jo gjykoj unë prandaj duhet një kushtetutë tjetër. A është më mirë që presidenti të rrinte në kafazin konstitucional në këtë situatë që nuk ka më asnjë lloj kushtetute, apo të zbriste edhe ai, të vishte këpucët e vjetra dhe të ishte në fushën politike?

Unë gjykoj se Meta përtej reagimeve që mund ti ketë të ndryshme nga natyra ime apo disa të tjerë, po luan pjesën më të mirë dhe më të fisshme politike të karrierës së vet. Ky është gjykimi im personal. Unë nuk jam si ata që thonë sa bukur e ka bërë Meta këtë apo atë. Jo nuk mendoj kështu. Por sot nga ana morale ai po thotë, unë kaq mjete kam o zotëri, po i dal të keqes përpara”, tha Shehi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion