Shehi për Report Tv: Macron po i bën presion Kosovës me liberalizimin e vizave! Analisti Burimi: Franca provokon, po i hedh benzinë zjarrit në Ballkan

Deputeti Dashamir Shehi e ka cilësuar si presion deklaratën e presidentit Emmanuel Macron sot nga Tirana, i cili tha për Report Tv, se Franca ka lënë pezull procesin e liberalizmit të vizave me Kosovën.

Në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, deputeti Dashamir Shehi, tha se ky është një lloj paralajmërimi e presioni për të dyja palët. Por sipas Shehut pasi të kryhet një hetim në lidhje me atë që ndodhi më 24 shtator, ku u vra efektivi kosovar Afrim Bunjaku nga terroristët serbë, ky pretendim i Francës do të bjerë.

‘Është presion për situatën që është sot në Kosovës. Është një lloj paralajmërimi një lloj presioni të them të vërtetën për të dyja palët. Unë gjykoj që kjo të jetë një ndërhyrje e përkohshme deri sa të sqarohet situata. Europa ka marrë përsipër një hetim dhe besoj se do ta bëjnë seriozisht. Pasi të mbarojë ky hetim, uroj që të zgjidhen pozitivisht. Ndryshe do të kishim një loj politike ndryshe për Ballkanin.

Franca në gjithë historikun e vet ka pasur një lloj ‘feeling politik’ (ndjenjë) me Ish-Jugosllavinë. Gjithmonë Serbia në raport me Francën ka qenë një hap para nesh, për shumë motive edhe prezenca e një komuniteti të madh që lobon atje në Francë. Kanë bërë një presion mbi Kosovën. Mbasi të mbaroj hetimi do të bjerë dhe ky pretendim francez.

I kanë kërkuar zbatimin  marrëveshjes, i kanë kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve. I ka kërkuar edhe presidentes së Kosovës dhe Kurtit që këto kushte të plotësohen. Franca nëse do të shkëputej të kërkonte për territoret franceze, s’na takon ne. Asgjë nuk është shkarazi. Pozicioni i Francës nuk është rastësor. Sa më bashkë të jemi aq më shumë peshë kemi.’- tha Shehi.

Ndërkohë, analisti Genc Burimi tha se Macron do ta ketë të vështirë që ta përballojë këtë temë përballë aleatëve, kjo për faktin se ishte një moment që kërkohen sanksione ndaj Serbisë. Sipas Burimit, Franca është një shtet që provokon e se vende të tjera mund të thonë se Macron po i hedh benzinë zjarrit.

‘Nuk ka qenë lapsus, ndoshta ka qenë në mendimin e Macron. Është një temë që i intereson Prishtinës. Është një temë që do ta ketë të vështirë ta përballoj Macron përballë aleatëve. Franca provokon bën presion, por që besoj se ka dhe vende të tjera që do ti thonë... ti hedhësh benzinë zjarrit në Ballkan. Në momentin që duhen sanksione nda Serbisë, s’mund të marrësh masa ndaj Kosovës. Kjo mund të shkaktojë një krizë në BE. Nëse Franca është e vendosur do t’i shkojmë deri në fund. Nuk është punë teknike është punë politike. Të gjithë janë në një varkë të paktueshme. Po bëjnë një lojë fjalësh. Të gjithë po presin Godonë, po çfarë hetimi po presin?’- tha Burimi.

Nga Tirana, në vizitën e parë të një presidenti francez në Shqipëri, Emmanuel Macron tha për gazetaren e Report Tv se Franca ka lënë pezull çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën sepse sipas Macron, ajo nuk i ka qëndruar fjalës së dhënë. Presidenti francez i kërkoi presidentit serb Vuçiç të dënojë sulmin në Basnjë dhe të dy palët të pranojnë planin franko-gjerman.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë