TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu i ka kthyer përgjigje deklaratës së bërë në '5 pyetjet nga Babaramo', Ogerta Manastirliu e cila tha se do të bëhet edhe një laborator dytë në QSUT. Në një lidhje me Skype për Report Tv, Shehu u shpreh se një gjë e tillë nuk mjafton, por duhet që të shtrihen në të gjithë vendin që të mos krijohet një kaos. Ai e ka përgëzuar vendimin e Ministrisë së shëndetësisë për të pezulluar koncesionin e check up, por theksoi se do ishte shumë e dobshme që ato laboratorë të vihen në funksion të kujdesit shëndetësor parësor, sipas së cilit është lënë gjithnjë pas dore. Duke u ndalur tek thirrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Shehu tha se mjekët gjithnjë janë solidarizuar dhe absolutisht nuk ka ndryshim edhe në një situatë kaq të vështirë për vendin.
"Dy laboratorë nuk mjaftojnë në Tiranë, duhet edhe në Gjirokastër, Fier, Vlorë që të bëjnë një analizë horizontale të popullsisë që të plotësohet thirrja e fundit të OBSH. Është një moment i vështirë, kjo nuk është vetëm për Shqipërinë për shëndetësinë shqiptare, që trashëgon disa elementë të mungesave defekteve të mëdha, qoftë nga numri i mjekëve 1 mjek për 1 mijë banorë, mungesa e pajisjeve. Mjekët shqiptar e kanë treguar mobilizimin, dhe kur janë diskriminuar. Aq më shumë sot, kur jo vetëm duhet të respektosh mjekët dhe të mbështetës sistemin shëndetësor shqiptar. (...)Kujdesi parësor sot e kemi lënë në plan të dytë, të vëmë në lëvizje kujdesin parësor. U bë shumë mirë që u pezullua check up, laboratorët e tij kalojnë kujdesit parësor. Mobilimi po ndodh dhe është për t'u lavdëruar, por duhet të vlerësohet të dëgjohen edhe mendimet. Mjekët shqiptar, kemi numrin më të vogël, sot pushohet nga puna një mjek se tha diçka se nuk i pëlqeu qeverisë. Duhet të jemi transparent, t'i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që ka Shqipëria. Këtu nuk po flasin asnjë fjalë për farmacistët. Po punojnë në kushte të rrezikshme, stomatologët që kryejnë shërbime në kushte emergjente ", tha ai.
Shehu tha se qeveria duhet të lërë kërcënimet për qytetarët siç ai i quan, por të zbatojë një nga rekomandimet e OBSH, për të testuar të gjithë të dyshuarit.
"Këto masa i shërbejnë qytetarët, por duhet të jetë më transparent më dashamirës, mos të bëjë kërcënime. Të testohet e gjithë popullsia me tamponë dhe pastaj izolimi, të bëhet e gjithë testimi popullësisë. Izolimi i tyre pastaj bën që të parandalohet përhapja. Nuk duhet të kërcënojë qytetarët. Duhet të mendojmë më të keqen", tha Shehu.
Sa do të zgjasë, kjo është një pyetje që Shehu shprehet se nuk mund t'i japë një përgjigje.
"Javët që vijnë janë të vështira, sa do zgjasë nuk mund ta them. Që gjendja do vijë duke u rënduar është e sigurt, shpresoj të mos jetë në përmasat e Italisë", tha Shehu.
Vlera e testimit të gjithë popullsisë është 380 miljon dollarë kur minimumi do dalin 50% gabim analizimi për arsye se virusi është I dukshëm në test vetëm në rast se ka shfaqur shenjat. Pra koncepti I z. Tritan është të paktën pa vlere nga ana mjekësore dhe me kosto të tmerrshme ekonomike. Pra e këshilloj ti mendojë dhe njehere
PërgjigjuTritan Shehu ti je mjek o legen, ik atje e puno ne spitak mos ri ne shpi o
PërgjigjuOR budallej te PD.GJITHE BOTA E KA BERE KETE.PSE JU JENI KUNDER?SA KOHE NEVOITEN TE TESTOHEN POPULLATA E K DINE APO JO.E BUDALLALLEKU VAZHDON,PASTAJ TE BEHET IZOLIMI.Thjeshte baza e ideologjike e platforma drejtimit shtetit e S.Berishes:pas meje u befte qameti.Pa ditur potencialin ekonomik apo professional jep mendime nje I "marre" politik,kujton se ma skenare babale" mund te kthehet perseri ne pushtet.Mos e dhante zoti kurre nje mundesi te tille.
PërgjigjuO politikan,nuk di si ta themmm…….Ne shtetin qe eshte baze e teknollogjis botrore te teknollogjis se larte ka vetem 4 laboratore per analizat e diagnostikimit per te semureve me C-12.KAQ BUDALLA JE.Cfar mendon mor politikan I marre,se Shqiperia ka potencial ekonomik e mjekesor te ngrej per cdo qytet laboratore?E pra bashkeqytetar ky person qe quhet Tritan Shehu ka qe nje nder drejtusit kryesor te drejtimit shtetit(me teper se 16vjet) e parlamentar me teper se 28vjet.Me te tille njerez me potencial intelektual e prefesional eshte drejtuar Shqiperia.A lexon,a ke njohuri ekonomike apo profesionale ,apo flet ne tym si kaduzat e Bajram Currit.Nuk mendoja kurr se nje ish drejtues I shtetit te nxjerrin apo te mendoj budallalleqe te tilla.Ndofta nos eshte gjenetike??
PërgjigjuKE TE DREJT TE NGREN 10 LABURATORE PO ME LEKET E SATEME O PLER QE KENI30 VJET QE E VIDHNI KETE POPULL O ZAGAR
PërgjigjuMire do ishte te testohej e gjithe popullsia por kjo eshte e pa mundur dhe per shtetet me te zhvilluara dhe ky pretendon ta beje Shqiperia?
Përgjigju