TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje me Skype deklaroi në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" se përpos laboratorit në ISHP për kryerjen e analizave nëse je i infektuar me koronavirus, po vijojnë përgatitjet që të certifikohet edhe i dyti në QSUT. Gjithashtu ministrja tha se kemi sasi të konsiderueshme tamponësh dhe 200 respiratorë gjendje.
"Drejtori i OBSH-së ka thënë që duhet të testuar me teste të sigurta dhe ne jemi duke punuar vetëm përmes sigurisë së laboratorit të virologjisë në ISHP dhe gjithashtu duke marrë masat për hapjen e këtij testimi edhe në QSUT për ta certifikuar dhe për ta pasur një garanci më shumë për shtrirjen e testimit në spitalet tona. Jemi duke ndërmarrë masat dhe do të jemi nxënës të gjithë OBSH-së kur flitet për sigurinë".
Duke u ndaluar te vendimet drastike që ka marrë qeveria, ministrja u shpreh se të moshuarve do u gjendemi pranë në këto momente që duhet të rrinë në shtëpi."Të gjitha masat kërkojnë që të mbështesin dhe kufizojnë përhapjen e virusit. Të moshuarve do u ofrohet asistencë për ata që nuk kanë fëmijët afër, ne kemi marrë iniciativë për t'i identifikuar dhe ofruar mundësi për ushqimin dhe barnat dhe për të mos lejuar të afektohen nga virusi" tha ajo.
"Në Shqipëri ne kemi mbi 9000 shtretër përfshirë dhe spitalet jo publike që janë vënë në dispozicion të situatës, që do vihen në shërbim në varësi të situatës dhe skenarëve”, tha Manastirliu.
"Ju përmendët Lombardinë, ju akuzojnë se shpallët gjendjen e emergjencës me vonesë si Italia. Masat janë përgëzuar nga OBSH-ja, ne kemi mbështetjen e tyre për të gjitha masat që kemi marrë, e pohon OBSH-ja, jo unë, që janë në kohën e duhur dhe të panxituara.
Ne i kemi marrë ditën e parë që Italia shpalli zonën e kuqe. Të gjitha masat kërkojnë që të mbështesin dhe kufizojnë përhapjen e virusit. Të moshuarve do u ofrohet asistencë për ata që nuk kanë fëmijët afër, ne kemi marrë iniciativë për t'i identifikuar dhe ofruar mundësi për ushqimin dhe barnat dhe për të mos lejuar të afektohen nga virusi" tha ajo.
"Ka një algoritëm të përcaktuar kur mjeku apo operatori infermier referon për marrjen, është një pyetësor që kryhet online, merren të gjitha të dhënat që telefon. Plotësohet një skedë në urgjencë, jepen këshillat dhe kur personi në bazë të këtij protokolli evidentohet se ka simptoma dhe duhet testi, atëherë që i ofrohet shërbimi. Protokolli është certifikuar nga OBSH, nuk është i shpikur nga je, por jep garancitë. Në raport me telefonatat, qytetarët të marrin 127, dhe jo të shkojnë në spitale, pasi është aty filtri i parë dhe pas evidentimit të problemit, atëherë shkojnë në shtëpi dhe marrin testin, apo ofrojnë referimet në spital' tha ministrja.
"Kemi sasi të konsiderueshme me tamponësh dhe vijojmë të furnizohemi në vazhdim, mos shqetësoheni fare, ne kemi pajisjet e nevojshme dhe po hapim laborator tjetër. Edhe sot edhe në fund të javës do të vijnë teste. Kemi kitet dhe ragentët që na vijnë në mënyrë periodike. Nuk është për t'u vendosur në dyshim. Ne i kemi marrë masat, qeveria është angazhuar për të vendosur cdo gjë në dispozicion. Do të shtojmë flotën e respiratorëve që do të kemi në dispozicion. Në publik dhe jo publik janë 200, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi marrë masat për t'u forcuar.
Është situatë e vështirë që e gjithë bota po përballet ndaj qeveria është angazhuar për masa drastike dhe të përditshme në raport me izolimin. Unë besoj se një thirrje për qytetarët për të zbatuar të gjithë urdhrat dhe vendimet duhet bërë gjithmonë. Kjo është në dorën tonë. Lombardia nuk mori masat në kohë, por ne jemi në kohë. Sistemi unë shëndetësor ka vetëm 7 vite që po forcohet, më parë edhe këto laborator dhe respirator nuk do të ishin.
Edhe sistemi nuk do të arrinte të ofronte këto garanci. Ashtu sikur kemi marrë vendimin për të ndaluar eksportet edhe vendet e tjera. Ne jemi ballafaquar me këtë problem, pasi furnizimi në vazhdim dhe shtimi i stokut për të siguruar rritjen qoftë në materialet e mbrojtjes apo respiratorëve por jam e bindur që do ia arrijmë që ti kemi, edhe me ndërhyrjet qeveritare për të mbështetur sa më shumë personelin mjekësor. Do të gjejmë të gjithë stokën që të jenë të mbrojtur 100% edhe për respiratorët që ti kemi sa më shpejt' tha ministrja Manastirliu.
"Faleminderit për ftesën për të qenë prezente edhe pse në mënyrë virtuale për planin dhe masat. Ne jemi në javën e parë pas konfirmimit të rastit të parë, po bëhet një punë e madhe. Në total janë 563 testime dhe kemi 51 raste të konfirmuara pozitive. Te Infektivi, tani janë 24 të shtruar, 3 në reanimacion, vetëm një rezulton që të jetë i intubuar. Situata në vend paraqitet me raste të shtuara sikur shihet pas javës së parë kemi një rritje dhe do të vijojnë të identifikohen, një punë e madhe po bëhet në terren.
Po vijojmë me disa masa të rrepta, akti normativ dhe të gjitha masat janë të fokusuara drejt strategjisë që vendet po ndjekin dhe Shqipëria i ka marrë në kohën e duhur, në raport me kufizimin e përhapjes së infeksionit. Të gjitha testimet që realizohen ndjekin një rrugë që ka lidhje me udhëzimet e OBSH-së me shpalljen e pandemisë, Komiteti Teknik ka miratuar edhe përkufizimin kur merret monstrat. Në po vijojmë me testimet dhe strategji të tjera, plani është dinamik, do të vijojmë për të pasur një panoramë më të qartë të gjitha rasteve që do të konfirmohen dhe që duhet të marrin trajtim' tha ministrja Manastirliu.
Kush ju dha 70 respirator? sepse 113 kishin spitalet shtetror dhe 17 privatet pra gjithsej 130
PërgjigjuJEP DOREHEQJEN MOJ DEBILE SE I VDIQE NJEREZIT.....RRACE MUTI QE I RRINI POPULLIT SI MUTI MBAS KEPUCES....
PërgjigjuKjo eshte ministre e qeverise me te koruptuar te Evropes. Eshte ministre e nje qeveria qe e mbushi Shqiperine me drog. Eshte ministre e nje qeverie qe ka kapur gjithçka (perveç ketij timit). Edhe tepsin edhe timonin edhe kamionin. Eshte ministre e nje qeverie qe e quan arritje te shtrengoj duar serbi, rusi, turku. Eshte ministre e nje qeverie qe ka blere vota, manipuluar zgjedhje, bashkepunuar me kriminele. Ndersa si nënë ta le ty ta gjykosh. Do te pelqente ty qe nena jote te punonte me pervers, imoral, miellaxhinj, burra qe nderrojne grate me njeri tjetrin pasi kan dal nudo neper plazhe. SHQIPTARI E HUMBI EDHE DINJITETIN
O ELONI se Elona sje ti se femër nuk mund të quhesh, po PS moj buce do japi dorëheqjen cfar ka bërë gabim!? Përveç se po punon me shpirt si nënë dhe si ministre. Ju dhe soji juaj duheni djegur si duhen as dreqit o Elon