Shehulislami ka qenë në kohën e Perandorisë Otomane një lloj papati i islamit, i cili rregullonte jetën kanunore dhe përputhjen e fatvave me Kuranin. Ishte një pikë graviteti për besimtarët dhe organizimin e tij (nga zhdukja e të cilit islami ende nuk po e merr veten, por kjo është temë më vete) dhe si i tillë i prishte punë Ataturkut në dominimin e kombit turk dhe unicitetit të autoritetit të tij. Kështu që urdhëron prokurorin për asgjësimin e kreut të Shehulislamit.
Mirëpo Shehulislami ishte një burrë i ndriçuar dhe lexuar, kështu që çdo ditë prokurori takonte në mbrëmje Ataturkun dhe i thoshte që e kishte të pamundur ta dënonte pasi çdo akuzë, Shehulislami ia hidhte poshtë me argumente ligjore. Do vij vetë, i tha një ditë Ataturku, i lodhur nga zgjatja. Dhe kështu të nesërmen shfaqet në sallën e gjyqit dhe i prezantohet të akuzuarit duke i prerë drutë shkurt: Unë jam Ataturku dhe dua të dënoj me vdekje se më prish punë. Je dakord?
Kështu, po, ia kthen fetari, e kuptoj.
E gjithë kjo histori është një version oriental i “raison d’etat”, arsyes shtetërore. Në mos qoftë e vërtetë, është e mirësajuar.
Sa më sipër është vetëm një mënyrë për të treguar si veprojnë perandoritë pavarësisht ngjyrimeve, kohës dhe pozicionit. Dhe kjo ka lidhje edhe me zhvillimet shqiptare dhe rastin Berisha. Ky i fundit ka kohë që ia ka sjellë në majë të hundës amerikanëve: kontrabanda e naftës me ish Jugosllavinë; futja e hundëve në Kosovë sa herë e ka pisk në Shqipëri; trazirat brenda Shqipërisë. Mirëpo Berisha sulmon Edi Ramën si nxitës të akuzave ndaj tij. Vetëm se Rama nuk është Ataturku. Ataturku është në Uashington.
Natyrisht që ka shumë punë të vijë deri këtu dhe thirri SPAK-un aty. Në ndryshim nga Ataturku i qëmotit, SPAK nuk ka ndërmend të dënojë pa akuza të vërtetuara pasi Berisha nuk është as evlija e as Shehulislam. Ka bërë mëkate sa të duash. Do ishte më e ndershme dhe burrërore që Berisha të paktën të ngrihej jo në nivelin e Shehulislamit por në atë të Fatos Nanos që akuzoi Chris Hill, n’ato mote numri dy i ambasadës amerikane, si nxitës të arrestimit të tij.
Mirëpo mesa duket as për kaq nuk ka këllqe. Se që do ta hajë, do ta hajë, por të paktën t’i përmendi hasmët e tij nëse është aq trim sa thotë e mos ta rrotullojë gjuhën nëpër dhëmbë e aq më shumë të akuzojë kot Edi Ramën, i cili realisht i uron jetë të gjatë dhe të begatë.
Pse vajte aq large. Ti kishe enverin si Ataturku dhe te till do keta gjithmone kur ka pushtet te pa kufishem. Dallimi qendron te populli. Cili prej tyre duartroket dhe cili prej tyre e denon me neveritje kete gje? Ata qe i heqin kapelen Amerikes sot me ngjan me pabuksit dje qe duartokisnin demi et kapitale dje..vetem se tash dikush mund te ket veshur dhe xhakete prada dhe ngjan po aq hijshem sa cngjan jashteqitja po ti hedhesh cik parfum nga i njejti lloj
Përgjigju