Sheila Haxhiraj: “Dua
të jem si Rihanna”

Sheila Haxhiraj: “Dua<br />të jem si Rihanna”
Sheila Haxhiraj sjell një fabul të këndshme në klipin e ri të saj. Një fabul që ka në qendër “djemtë e bezdisur”.

Këngëtarja e re edhe këtë herë ka ardhur mjaft sensuale dhe joshëse.

Tashmë karriera e saj ka nisur mbarë siç pohon dhe vetë ajo, edhe pse ëndërrat janë të shumta për të prekur një treg më të gjerë sesa Shqipëria. Në këtë intervistë ajo rrëfen më shumë për projektet, këngën e re, raportet e saj me kolegët  e rinj e të vjetër, por edhe djemtë që i shkojnë pas, shpesh edhe duke e tepruar.



Sheila sapo ke sjellë klipin tënd të ri mjaft sensual dhe me disa skena komike. Mendon se e ke sjellë në kohën e duhur?

Besoj se po. Unë kisha planifikuar që ky klip të dilte gjatë stinës së verës dhe mendoj që kjo ishte koha e përshtatshme për tu nxjerrë.

Sivjet ka pasur shumë klipe të reja,  i trembesh konkurrencës?

Jo, sepse mendoj që çdo këngë dhe klip ka veçantinë e vet, pastaj është publiku ai që gjykon.

Me cilën nga këngëtaret e reja botërore dëshiron ta krahasosh veten?

Është vështirë të thuhet, gjithesi unë jam vetevetja. Nëse do të veçoja dikë do më pëlqente të arrija suksesin e Rihannës ose Beyonces.



Po me ato shqiptare, me cilat ke miqësi?

Kam disa mikesha nga këngëtaret e reja, por dhe me të "vjetrat". Gjithsesi nuk dua të veçoj askënd nga ato.

Ka shumë rivalitet mes artistëve të vjetër dhe atyre të rinj?

Nuk jam natyrë që t’i shoh gjërat me syrin e rivalitetit. Jam natyrë që i shoh gjërat pozitivisht, por gjithsesi rivaliteti ekziston, veçanërisht në fushën e artit.



Si ju shohin ata, ti vetë si je ndjerë kur mund të keni qenë në të njëjtin event?

Padyshim që miq dhe rivalë.

Ke ditur përherë të vish mjaft joshëse dhe provokuese, sa rëndësi ka paraqitja për një artiste të re?

Padyshim që ka shumë rëndësi prezenca skenike. Unë do ta krahasoja me një pikturë të bukur, që kur i vë dhe kornizën atëherë është e kompletuar.

Sa kujdesesh për trupin?

Nuk i kushtoj shumë rëndësi, por përpiqem të kontrolloj ushqimin dhe shpesh dal për vrap nga liqeni.


 
 Kënga flet për një femër që ngacmohet vazhdimisht nga një djalë. Ti vetë si u bën ballë ngacmimeve të tilla?

Tashmë jam mësuar me këtë gjë. Thjesht nuk më bën më përshtypje (qesh).

Të bezdisin shpesh djemtë?

Po.

Si do ia bëje me një tip si djali në klip?

Njëlloj si në klip hahaha.

Cili është ai tip djali të cilin e “eleminon” dirket të themi?

Tipin vulgar,mendjemadh..

Ka pasur raste kur dikush është fiksuar keq pas teje?

Po,ka ndodhur.

Sipas teje cila është gjuha që një femër duhet të përdor gjithmonë me një djalë?

Një femër duhet të sillet si një lady e vërtetë.

Sa vlerë ka dashuria në kohët e sotme, mendon se më shumë rëndësi kanë gjëra të tjera si karriera, lekët, pavarësia?

Mendoj që dashuria ka vlerën e vet të pazëvendësueshme, por unë për momentin jam e fokusuar tek karriera dhe pavarësia ime.

Komplimentat më të shumtë për çfarë i merr?

Për look-un,pasi është e përditshme të takohesh me njerëz.

Të ka ndihmuar pamja në nisjen e karriere me këmbë të mbarë?

Mendoj se po.

Ambicja më e madhe si këngëtare cila është?

Të arrijë skenat botërore.

Shkrimi u botua në nurmin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma