TIRANË - Ka nisur nga Selita prishja e ndërtimeve pa kriter mbi kolektorët e ujit në kryeqytet. Gjatë mbrëmjes së të dielës, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Tiranës ka shembur dy godina, të cilat janë bërë shkak për përmbytjet që përfshinë këtë zonë edhe të dielën pas shirave disa orësh në Tiranë.
Pas Selitës, aksioni i INUV do të shtrihet në të gjitha zonat e tjera në Tiranë ku prej vitesh ekziston problematika e bllokimit të kolektorëve nga ndërtime që janë legalizuar në mënyrë të paligjshme duke sjellë përmbytje të vazhdueshme.
Këtë aksion e paralajmëroi në fakt gjatë së dielës vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi inspektoi zonat e përmbytura në periferi të Tiranës.
“Do të lirojmë kolektorët, do të penalizojmë ata që kanë ndërtuar mbi kolektorë, do të çojmë për ndjekje penale ata që kanë legalizuar dhe hipotekuar ndërtesa të tilla”, - tha Veliaj.
Gjithashtu si theksoi se ky aksion do të vijojë edhe me çlirimin e të gjitha shesheve në lagjet e Tiranës, të cilat po ashtu janë bërë pengesë për largimin e ujit të shiut në kanalizime.
“Bashkia e Tiranës, siç ka filluar këtë javë, do të vijojë në njësinë 7 dhe 11 për të pastruar sheshet e uzurpuara nga garazhet dhe lloj-lloj strukturash pa leje që bllokojnë pallatet dhe i gjithë uji që në fakt do të drenazhohej nga këto sheshe, por devijon nëpër shkallët e pallateve pasi dikush ka zënë sheshin”, - theksoi Veliaj.

(Ndertesat e shembura ne zonen e Selites)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO-Situata në Tiranë