Forcat e Armatosura kanë reaguar lidhur me aksionin për shembjen e masivit shkëmbor, monumentin e natyrës të quajtur "Sofra e Skënderbeut", në fshatin Pishkash të Bashkisë Prrenjas.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, FA-të njoftojnë se forcat Xheniere janë të angazhuara në largimin e shkëmbit, i cili rrezikonte jetën e 115 banorëve, në total 23 familje.
"Masivi shkembor me volum 220 m3, prej të cilit 30 m3 shkemb, ishte shkëputur duke ju afruar banesave 15m.
Deshirojmë të sqarojmë opinionin publik se ndërhyrja ështe bërë bazuar në kërkesën zyrtare e ardhur nga dy institucione: Drejtoria e Emergjencave Civile dhe Bashkia Prrenjas.
Forcat e Armatosura vijojnë t’i shërbejne komunitetit aty ku ata kanë nevojë, duke rritur sigurinë e jetës së tyre dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë shërbim sa herë që të kërkohet nderhyrje", thuhet në njoftimin e Forcave të Armatosura.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com