TIRANE-Shembja e Teatrit Kombëtar ka rinxjerrë opozitën sërish në protesta. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët vendosi që opozita t'u rikthehet protestave të menjëhershme.

"Vendimi i parë për sot është mbështetja për të gjitha protestat e qytetarëve dhe aleancës për teatrin dhe nisja e organizimit të protestave. Duke nisur me efekt të menjëhershëm, se pse aty ku u dhunua teatrin përgatitet flijimi i të drejtave të çdo qytetari" tha Lulzim Basha.

Monika Kryemadhi bëri thirrje për mosbindje civile. "Mos njihini shtetin e Edi Ramës, gjobat, postblloqet dhe taksat e Edi Ramës" tha ajo.

I ashpër ishte edhe Presidenti Ilir Meta që e cilësoi një akt mafioz. "Mafia urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri".

Por pavarësisht akuzave të forta shumica është e vendosur për të ecur përpara. Kështu tha kryeministri Edi Rama. "Tiranën nuk  e ndal dot kush" tha ai. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shtriu dorën për bashkëpunim grupit të artistëve që kundërshtuan shembjen. "Teatri iku, ju shtrij dorën atyre që e kanë zemrën e thyer, tani na priftë e mbara për godinën e re" tha kryebashkiaku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
Tafaj: Iku dhe një ndërtesë historike, u vërtetua që jemi në diktaturë...dhe një mesazh për tiranasit (VIDEO)

Përfaqësuesi i PD-së, Arben Tafaj, me shembjen e Teatrit është shkatërruar demokracia. Si një qytetar Tiranës, Tafaj u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e tjera të votojnë për figurën politike që ka një lidhje të ngushtë me Tiranën, jo siç është Erion Veliaj.

"Sot jemi para një fakti të kryer, sot Tiranës i mungon dhe një objekt Historik. E filloi me shembjen e stadiumit, vazhdojmë Teatrit, po bën një gropë pas Sahatit dhe për të vazhduar me godina të tjera, këtij qyteti po i ikën një e nga një objektet e vjetra historike. Ne tiranasit, por edhet gjithë shqiptar duhet të vajtojmë mungesën e demokracisë, për atë që njerëzit e dinin, por sot e vërtetuan. Nuk pinë ujë asgjë dhe në fund u treguar që "këtë vend e drejtoj unë". Qytetarët ikur të votojnë të kenë kujdes që të zgjedhin njerëz që të kenë lidhje me këtë qytet, përndryshe do të jenë njerëz të neglizhuar që ligjin do e bëjnë të tjerët për ata", tha Tafaj.

Ora 19:50
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi për Report Tv: Do të votoj për zërin më radikal, kjo qeveri rrëzohet vetëm me forcë (VIDEO)

Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në një intervistë për Report tv është shprehur se është përdorur një dhunë shtazarake dhe se nuk ka rënë teatri por Edi Rama.

Këllici është shoqëruar gjatë orëve të para të mëngjesit në komisariat dhe i është bashkuar sërish protesës.

"Kam parë një dhunë barbare shtazaraje. Kam 40 orë pa gjumë pa bukë, pa ujë. Si qytetar vetëm ditën e djeshme kam marrë dy herë gjobë vetëm se po vija tek teatri, jo të gjithë kanë luksin që të paguajnë gjobën. Është presioni psikologjik konstant , ngërçi që është bërë në lëvizjen tonë ditore. Kudo ka polici, shumica janë të rinj që i janë bashkuar protestës", tha ai.

Ai është shprehur se është arrestuar duke ndenjur me duar në xhepa para Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si gjë anormale.

"Vijojmë të jemi prej disa orësh, ka patur rritje e shtuar e anëtarëve të partisë. Do të shkojmë pak më vonë në atë mbledhje. Unë do të votoj vetëm për zërin më radikal. Kjo qeveri rrëzohet vetëm me forcë, Rama nuk njeh ide, nuk ka platformë. Një ngjarje shumë e fortë, jam i bindur që nuk ka rënë teatri, por Edi Rama", është shprehur Këlliçi.

Ora 18:50
Bardhi: Talebanët e rilindur nuk duan teatër të ri, duan kulla të reja...por publikon videon e gabuar (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë se nuk kërkon një teatër të ri, por kulla të reja.

"Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja. Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane", shkruan Bardhi, teksa ka publikuar një video, megjithatë duket se është shkëputur nga akuzat e vjetra të PD-së. Kjo pasi me ndërtimin e ri të Teatrit nuk do të marrë pjesë në kompania Fusha, por do të bëhet me buxhetin e shtetit.

Ora 15:46
Braimllari thirrje për mosbindje civile: Ta ndjekim këmba- këmbën Ramës! Nuk ka më mëshirë

Ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në një prononcim për Report Tv ka bërë thirrje për mosbindje civile, si një formë kundërpërgjigjeje ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për shembjen e Teatrit Kombëtar. 

"Me armë, automatik në dorë për të shtypur artistët, për të shtypur artistët. Ma tha zotëria shumë qartë, e kuptoni ku ka përfunduar, të jetë i bindur Rama, se me mënyrën se si ka vepruar sot, ashtu do të veprojmë kundër Ramës. Nuk ka më mëshirë për Ramës, është person non grada, ka dhunuar fjalën e lirë, nënat e këtij vendi, kryeministër frikacak. Mosbindje Civile, ta ndjekim këmba këmbës Edi Ramën. Tirana nuk ka nevojë për një kryetar lëpirë, me sjelljen e tij është vepruar në kundërshtim me ligjin, grup i strukturuar kriminal që do marrin goditjen e merituar nga populli", shprehet Braimllari.

Ora 15:17
Këlliçi kallëzim penal për Policinë e shtetit: Më kapën për fyti dhe më dhunuan! Kam prova! Nuk ra teatri, po Rama e Veliaj

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se ka bërë kallëzim në Prokurori për Policinë e Shtetit duke denoncuar se është dhunuar nga efektivët dhe sipas tij për këtë ka prova. Në një prononcim për mediat, Këlliçi tha se është kapur nga fyti, edhe pse u ka thënë policëve që ka qenë i gatshëm që të shoqërohej në Polici vullnetarisht.

"Po bashkëbisedoja me të rinj dhe qytetarë të tjerë, kur dhjetëra forca politike kanë mësyrë në Teatwr, na kanë sulmuar, kemi qenë me duar xhepa, kur kam parë që po dhunoheshin gra e zonja, jam afruar pranë tyre, dhe janë dhunuar nga 3 policë, në krahun e djathtë kam dhe akt-ekspertize, kam kallëzuar policinë, një në fyt, një te krahu, jam dhunuar si të isha Saimir Tahiri dhe jo si një i ri që isha paqësisht në mbrojtje të interesit publik, është absurde. Kam  depozituar kallëzim për policë, 8 orë kam qëndruar në Komisariat. Kam rreth 3 orë në prokurori për të depozituar kallëzimin për dhunën, do dëegoj edhe pamjet filmike. Kjo është hera e parë që jam arrestuar, ata polic do mësohen se kush janë që kanë dhunuar qytetarët. Nuk ka rënë Teatri, ka rënë Rama dhe Veliaj, mazhoranca që i kanë marrë të ardhmen qytetarëve shqiptar. E pranueshme që në gjendje pandemie të shembet tërmeti. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë, nuk lejohen qytetarët që të vijnë në shtëpitë e tyre, Rama po pengon që të ketë masivitet në protestë.  Veliaj, sot mund të duket vetja i fortë, por të jesh i bindur se nësër karriera jote do të marr fund", tha Këlliçi.

Ora 13:56
Basha: Protestat e opozitës do të bëhen duke respektuar kushtet higjienike


Vendi ndodhet në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-it deri në 23 qershor, por Lulzim Basha thirri popullin në protestë. Por si do të bëhen? Basha u shpreh se tubimet do të bëhen duke respektuar masat. "Do të siguroj ndëshkimin e kësaj ngjarje të tmerrshme. Synimi ynë është që këtë zemërim që e ndjemë të gjithë sot. Është një kohë e vështirë për të gjithë.

Padyshim një orë e më parë dhe ky është komunikimi i parë pas vendimeve që kemi marrë duke nisur mbështetjen e protestave qytetare dhe organizimin. Protestat duke respektuar kushtet higjenike do u bëjmë thirrje qytetarëve që të na bashkohen menjëherë. Sot e gjithë vëmendja është në krah të atyre që u dhunuan" tha Basha.

Ora 13:56
3 vjet nga marrëveshja, Basha bën mea culpa për herë të parë: Gabova me Ramën

1589716619_lulzimbasha.jpg

Sot në 3 vjetorin e marrëveshjes, 17 maj i 2017, që bëri me kryeministrin Edi Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë për herë të parë një mea culpa duke thënë se ka gabuar dhe kjo nuk do të përsëritet më.

"Si sot 3 vjet më parë u ula me këtë njeri me shpresën dhe besimin se forcat politike në vend mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të popullit dhe të garantonin një proces të lirë zgjedhor. koha tregoi se u gabova. kjo nuk do të përsëritet më", tha Basha.

Ora 13:45
Basha: Opozita nis mënjeherë organizimin e protestave popullore (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se opozita ka venduar që të organizojë protesta me efekt të menjëhershëm si dhe të mbështesë çdo protestë qytetare dhe të aleancës për mbrojtjen e qytetarëve që të shporrin një orë e më parë Ramën.

"U tejkaluar vija e kuqe? Dita e sotme është një shembull i keq se vendi drejtohet nga një kriminel he hajdut ordiner që ka marr peng shtetin e shqiptarëve dhe institucionet. Prej 7 vitesh PD ka bërë betejë me të këtë të keqe. Me ndihmën e qytetarëve dhe mediave kemi zbuluar ditë pas dite korrupsionin si dhe shkatërrimin e sundimit të ligjit. Kjo ë sotmja është një tjetër aferën e radhës dhe një gur rëndesë për të ardhmen e çdo shqiptari, që vuan sot për pamundësitë ekonomike të vuaj hajdutërinë e Ramës që për interesat të tij ka sakrifikuar mirëqenien e çdo shqiptari. Opozita do të marrë të gjitha hapat për të vendosur largimin e të keqes së shqiptarëve dhe Shqipërisë që është edi rama. vendimi i parë për sot është mbështetja për të gjitha protestat e qytetarëve dhe aleancës për teatrin dhe nisja e organizimit të protestave.  duke nisur me efekt të menjëhershëm, se pse aty ku u dhunua teatrin përgatiti flijimi i të drejtave të çdo qytetari" tha Basha.

Ora 12:04
Mehmetaj për Report Tv: Na kanë dhunuar fizikisht! Qytetarët të na bashkohen për demokracinë (VIDEO)

Ish deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj tha për Report Tv se opozita do të vijojë të qëndrojë këtu në mbështetje të qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje të gjithë që të bashkohen në këtë protestë, jo për opozitën pasi kjo nuk është kauza e saj, por për lirinë dhe demokracinë, për fjalën e lirë, pasi akti i shembjes së teatrit në mes të natës po e kthen vendin në diktaturë. Mehmetaj tha se të gjithë janë dhunuar nga policia duke u tërhequr zvarrë.

"Të gjithë jemi dhunuar fizikisht, e njëjta gjë ndodhi dhe me kolegun tuaj Alfred lela. Ajo që më shqetëson është se si se këta burra  e gra nuk kanë pak dinjitet dhe nuk e heqin kapelën dhe të bashkohen me qytetarët. Personalisht do të jem këtu deri sa të mundem.  Shembja e teatrit nuk është një premtim i pa mbajtur dhe më vjen keq që trajtohet në këtë mënyrë. Kryemadhi është e fundit që ka dalë nga teatri, po  e tërhiqnin zvarrë. Jemi të gjithë të dhunuar na kanë lënduar fizikisht, nuk na vrasin pasi kjo do sjell dhe fundin e Ramës. Kam vetëm një thirrje që qytetarët të bashkohen këtu, jo për ne se kjo nuk është kauza jonë por të vijnë për demokracinë, për Tiranën", tha Mehmetaj.

Ora 10:50
Kryemadhi bën thirrje për mosbindje civile: Mos njihni shtetin, gjobat, postblloqet! Në 12:00 vendimi (VIDEO)

Në orën 12:00 opozita do të zyrtarizojë vendimin për aksionin kundër qeverisë. "Vendimi i opozitës do të finalizohet në orën 12:00. Mendoj që mesazhi këtu është për qytetarët që të mos njohin shtetin dhe postblloqet e Edi Ramës. I bëj thirrje Ramës, që meqë i ka qejf gratë dhe vajzat që i rreh dhe i godet ti lirojë një orë e më parë, por edhe artistët. (Bie kambana) Kjo kambanë i ndihmoftë shqiptarët dhe pastrofshin shpirtin e Edi Ramës.

Të marrin përgjegjësi për dhunimin dhe u bëj thirrje shqiptarëve që nuk është koha për të parë politikën, por familjet dhe të ardhmen. Tani nuk do të shikojmë brekët e Violeta Manushit, por b*thën e Edi Ramën. Po bëj thirrje që shqiptarët të mos njohin Edi Ramën, prokurorët që hanë dhe pinë në qendrat e drogës. Shqiptarët të mos njohin bastardët që përdorin Shqipërinë për benefitet e tyre. Hapat e tjerë do të jenë hapa pas hapi. Luftën e shpallën. Në orën 12:00 do të keni vendimin e opozitës të finalizuar. Mos njihini, gjobat, postblloqet dhe taksat e Edi Ramës" tha ajo.

Ora 10:04
Pas shoqërimit, Kryemadhi shfaqet në PD, mbledhje me Bashën për aksionin opozitar

1589702934_mona.jpg
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pak më parë është drejtuar për tek godina e Partisë Demokratike e cila do të mbajë një mbledhje me aleatët e saj në lidhje me shembjen e Teatrit. Kryemadhi mëngjesin e sotëm ishte një nga personat që u shoqëruan në aksionin e policisë për shembjen e Teatrit. Basha me aleatët po përgatit aksionin opozitar në lidhje me këtë çështje. Më herët kreu i PD-së ka deklaruar se shembja e Teatrit ishte vija e kuqe dhe tani do të marrë vendime politike.

Ora 09:27
Meta reagon për shembjen e teatrit: Krim kushtetues i kryer nga mafia në pushtet

1589699088_teatri.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj shembjes së teatrit duke akuzuar qeverinë dhe bashkinë e Tiranës se ky është një krim kushtetues e ligjor që bëhet  nga mafia në pushtet. Meta ka dënuar edhe dhunimin e gazetarëve dhe artistëve duke thënë se kjo do të jetë një njollë e zezë për qeverinë që po udhëheq si të ishte mafia.

"Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë. Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm", shkruan Meta

Ora 06:50
Basha: Barbare! Sot do të marrim vendime politike! Noka: Erdhën frikshëm as në filma nuk kisha parë kështu, shkelën njerëzit (VIDEO)

Opozita ka reaguar fuqishëm pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Pranë pedonales, ku tashmë janë rrënojat e Teatrit Kombëtar shkoi Lulzim Basha, që akuzoi qeverinë, ndërsa tha se PD-ja me aleatët do të marrin vendime politike. "Dhunuan gratë, rrëzuan kamerat, dhunuan drejtues të opozitës se u shkuan në ndihmë. Flamur Noka ja ku është mund ta pyesni, përdorën ndaj tij dhunë. Kreu i FRPD ndodhet në komisariat. Gjithcka ndodhi në orët e para të ditës. Opozita do të mblidhet sot dhe të marrë vendime politike" tha Basha. Ish-deputeti demokrat Flamur Noka tregoi sipas tij dhunën që u ushtrua nga policia. "Zbritën në mënyrë të frikshme nga makinat. Tek dera pashë që po shkelnin dy gra, dy zonja. As nëpër filma nuk kam parë. Kjo është banda private" tha Flamur Noka.

Prononcimi i plote i Lulzim Bashes
Gjëja e parë që bënë, rrëzuan kamerat medias, dhunuan gra, artistë, të rinj, të pafajshëm, dhunuan drejtues të opozitës, për mëkatin e vetëm sepse shkuan në ndihmë të grave që po dhunoheshin. Flamur Noka ja ku është, mund t’ia merrni dëshminë. Vetëm sepse shkoi të ndihmonte dy gra që po trajtoheshin në mënyrë shtatzarake nga policia, përdorën ndaj tij dhunë.

Tani që flasim kryetari i Forumit Rinor ndodhet i shoqëruar në komisariatin nr 6 edhe ai i dhunuar. Dhunë barbare, paligjshmëri dhe siç shikoni këtu kanë sjellë po aq, mos më shumë polici se gjatë protestave të opozitës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në mënyrën më të pabesë, ndërkohë që këta policë duhet të ishin në shërbim të qytetarëve.

Zoti Basha cilët do të jenë hapat që do të ndërmarrë opozita?
Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër.

Cilët janë hapat konkretë zoti Basha?
Hapa politikë do të hedhim. Ne do t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të na ndjekin në rrugë politike.

Opozita parlamentare ka bërë thirrje...
Nuk ka opozitë parlamentare. Ne jemi këtu sot edhe për shkak të një grushti individësh të papërgjegjshëm që i dhanë koperturë parlamentit ilegjitim, parlamentit të krimit. Dhe kur ke një parlament të dalë nga krimi, atëherë krimi kthehet në ligj dhe ligji shkelet me të dyja këmbët. Kështu që mos të flasim më me terma që nuk ekzistojnë të paktën për hir të kolegëve tuaj të dhunuar.

Nuk e di nëse i keni sytë nga trishtimi apo gazi sytë të skuqur, por ju thashë dhe njëherë: aksioni nisi duke shkatërruar, duke hedhur poshtë kamerat e medias. Aksion barbar, dhunë barbare në zemër të Europës. Pse? Se u mbrojt një monument i trashëgimisë shqiptare dhe europiane. Dhunë, pabesi, hajdutëri dhe antiligj. Ky është Edi Rama. Hajdutëri dhe babazi e pastër. Natyrisht që ne do të marrim vendimet tona politike, koalicioni do të mblidhet sot dhe forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe do të marrim vendimet tona politike.