
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë kanë qenë të pranishëm në protestën që po ndodh pranë Teatrit Kombëtar, që po prishet nga fadromat e IMT.
Pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë rreshtuar në krah të qytetarëve dhe artistëve që për më shumë se një vit kanë dalë kundër shembjes së godinës së teatrit. Për mbrojtjen e saj u krijua edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit duke bërë një rezistencë të fortë , por që gjithçka u mbyll sot me prishjen e godinës.
Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi i kërkon policisë të çlirojë sheshin pasi vendimet nga Bashkia dhe qeveria janë të paligjshme. “Teatri mund dhe do të ringelet. Në këto raste qytetarët ngrihen në rezistencë. Të lirohet territori i zaptuar na vendime anti- ligjore. Kërkojmë nga Policia të çlirojnë sheshin e Teatrit. Teatri i përket artistëve dhe popullit, jo qeverisë dhe diktaturës”- u shpreh Boiken Abazi.
Lajmi kryesor:
Shembja e teatrit, Kurti sulmon Ramën: U shemb për shije personale! Artistët kosovar anulojnë shfaqjet në shenje solidariteti











