Kryebashkiaku Veliaj tha se operacioni shkoi shumë mirë dhe tashmë bëri thirrje për të parë përpara për të detajuar projektin e ri.
"E vetmja gjë që di është që cdo herë kam provuar se nëse them një gjë e bëj, unë thashë që vendimi u mor dhe ajo do të ndodhë. A nuk njoftova orën? Ah sigurisht, vullneti i shumicës do të respektoj ku të cënohej sa më pak vullneti i pakicës, ishte ai kurt ishin 30-40 vetë, ku zotëria tha vetë se ne jemi zaptues.
U treguam shumë civilë, vajtën zonjat dhe zotërinjtë e policisë bashkiake u lanë aktin e konstatimit, keni detyrim ta lironi, i përzunë, i shanë, fitore, fitore...U tallën me shtetin, shteti do të vendosë autoritet. Përsa kohë u dola borxhit, dac rrinë zgjuar, dac në gjumë ne do ta prishim dhe operacioni shkoi fjollë".
Lajmi kryesor:
Veliaj: PD s'ka shanse për pushtet! Teatri i ri gati në 2023, ejani ta detajojmë! Meta? Nëse ishte dashnor i tallashit ta shpallte monument, bëhemi prapë miq











