Sipas drejtorit të ARRSH, Ami Kozeli ajo që ka ndikuar në shembjen në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas është erozioni i vazhdueshëm.

“ARRSH ka një mobilizimi total për zgjidhje sa më të shpejtë dhe të sigurt  të këtij aksi, Ky aksi i ri është një gjatësi minimum 1.3 kilometra, nuk mund të them një afat konkret  kohor.

Lidhur me pjesën e marrjes së interteve, unë vazhdoj ta përgënjeshtroj se fenomeni të këtë ndodhur për shkak të marrjes së inerteve pasi ka pasur një kontroll nga IKMT, i cili ka verifikuar dokumentacionin dhe nuk ka shkelje nga ana e kontraktorit të ngarkuar me punime.

Në atë zonë, kemi një erozion të vazhdueshëm ndër vite, në 2015, distancat midis trupit lumor dhe shinave të trenit ishte 35 metër, në 2023 kishte shkuar në 17 metër”, tha Kozeli.


Lajmi kryesor:

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Shkak erozioni dhe shirat! Do të ndërtojmë një rrugë alternative 1.3 kilometra të gjatë, shembim urën