Shëndetësia/ Manastirliu në Berat: Këtë vit nisim ndërtimin e maternitetit të ri

“Këtë vit nis ndërtimi i maternitetit të ri të Beratit, një investim nga buxheti i shtetit”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në spitalin rajonal të Beratit, ku pa nga afër një tjetër investim në proces, rehabilitimin e plotë të pediatrisë së këtij spitali.

“Jemi këtu për një lajm të shumëpritur për qytetarët e Beratit dhe zonave përreth, sepse kemi përfunduar projektin dhe këtë vit jetësohet premtimi i Qeverisë për të rehabilituar Maternitetin e Beratit“, tha Manastirliu.

Prej shumë vitesh nuk është vënë dorë në godinën që shërben si maternitet në spitalin e Beratit, e cila këtë vit do të rindërtohet dhe zgjerohet (2 kate), për ta kthyer në një maternitet modern për qarkun e Beratit.

“Në kuadër të politikave tona për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën, afër vendbanimit, pas ndërtimit të Maternitetit të ri të Korçës dhe Sarandës, këtë vit nisin investimet edhe në maternitetet e Lezhës, Kukësit, Pogradecit, Matit dhe Beratit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu shpërndau dhe çekun e bebes për të porsalindurit në maternitetin e Beratit, ku deklaroi se 1700 prindër në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e bebes vetëm për muajin Janar.

Me një procedurë të thjeshtë, pranë 37 sporteleve në çdo maternitet në vend, familjet që gëzohen me fëmijë, regjistrojnë të porsalindurit dhe përfitojnë menjëherë çekun e bebes, në vlerë 40.000 lekë për fëmijën e parë, 80.000 lekë për fëmijën e dytë, 120.000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale