Shëndetësia, Rama:
Qamet i zi për shqiptarët

Shëndetësia, Rama: <br />Qamet i zi për shqiptarët
TIRANE – Deklaratave euforike të Kryeministrit Berisha mbi gjendjen e sistemit shendetësor në Shqipëri u është përgjigjur direkt kryesocialisti Edi Rama. Berisha deklaroi sot se paramentra si vdekshmëria foshnjore e ulët rreshtojnë Shqipërinë në krah të vendeve të zhvilluara të botës por sipas Ramës Kryeministri e di mirë se ajo “ka qenë historikisht e ulët”.

Kryeministri “e di se vdekshmëria foshnjore ka qenë historikisht e ulët, kurse shëndetësia sot është qamet i zi për çdo shqiptar që ka nevojë për të”, deklaroi kreu i Partisë Socialiste përmes një mesazhi në Twitter.

Në mbledhjen e grupit task force të krijuar për reformën në shëndetësi, Kryeministrin Berisha pohoi se numri i ulët i vdekshmërisë foshnjore, amtare dhe asaj kombëtare janë arritje që “duhet të jenë një frymëzim i ri i madh për të gjithë sistemin tonë, në mënyrë që ti përsosim shërbimin shëndetësor në të gjitha hallkat e tij, të mund të afrojmë një shërbim shëndetësor cilësor dhe natyrisht objektivat që duhet të ndjekë nuk janë më të thjeshta. E vërteta është që janë një sfidë e vërtetë.”

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata