Shengeni Ballkanik/ Hiqet kufiri për bujqësinë! Çuçi: Do rrisë shkëmbimet mes vendeve

TIRANË- Produktet bujqësore shqiptare nuk do të kenë pengesë për të kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet atje do të njohin certifikatat fitosanitare ose analizat e bëra në Shqipëri.

Këto e mundeson marrëveshjae firmosur nga Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi dhe homologut maqedonas Arjanit Hoxha, e cila do të lehtësojë tregtinë mes vendeve. Marrëveshja është finalizimi i një pune të nisur rreth një vit më parë nga ministrat e të dy qeverive.

“Është një marrëveshje shumë e rëndësishme sepse krijon një korridor të lirë për të gjitha produktet bujqësore nga të dyja drejtimet duke hequr pengesën e  barrierave të tepërta dhe dyfishe të analizave fitosanitare që ju bëhen produkteve bujqësore. Kjo marrëveshje bën të mundur që çdo ngarkesë me produkte bujqësore që shkon nga Shqipëria në Maqedoni dhe anasjelltas nuk do të ketë nevojë që në kufijtë reciprok të bëhen analiza shtesë, pasi për produktet shqiptare do të njihet certifikata fitosanitare e Shqipërisë, njësoj edhe në Maqedoninë e Veriut, e njëjta edhe për produktet që vijnë nga MV”, u shpreh ministri Çuçi.

“Është një hap i rëndësishëm drejt heqjes për të gjitha barrierat , për produktet sidomos për ato që afatin e kanë pasur shumë të shkurtër ndërkohë që kanë pritur edhe 48 orë në kufi”, tha ministri i Maqedonisë së Veriut Arjanit Hoxha.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje për njohjen e certifikatave fitosanitare për produktet bujqësore mes vendeve, për ministrin Çuçi është një hap më tej drejt shengenit rajonal.

“Duke lehtësuar qarkullimin dhe duke njohur analizat e laboratorëve të akredituar, është edhe një hap më tej drejt asaj iniciative strategjike për zhvillimin e Ballkanit perëndimore siç është shengeni ballkanik”, tha Çuçi.

Pjesë e diskutimeve Çuçi tha se do të jetë edhe marrëveshja për qarkullimin e kafshëve të gjalla dhe produkteve shtazore, si dhe finalizimi i marrëveshjes për peshkimin në Liqenin e Prespës dhe të Ohrit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja