Shengeni Ballkanik, Moikom Zeqo: Gabim i madh, Serbia instrument rus në Shqipëri

A duhet të ketë një Shengen Ballkanik? Deklarata e kryeministrit të vendit, Edi Rama, në Serbi se brenda vitit 2021 duhet që të realizohet Mini-Shengeni, mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut edhe Serbisë, pasi në këtë mënyrë jo vetëm rikrijohet një Shengen në Europë, por edhe mundësohet lëvizja e lirë dhe integrimi i shpejt i qytetarëve, nuk është mirëpritur nga shumë intelektualë në vend. Kësaj here profesor Moikom Zeqo, shpjegon arsyet, se përse kjo nismë e kryeministrit është një gabim i madh.

“Në Kushtetutën aktuale të Serbisë, Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Nga pikëpamja e përfaqësimit kushtetues Serbia përfaqëson edhe Kosovën. Nuk duhej në asnjë mënyrë që Shqipëria të merrte pjesë në këtë të ashtuquajtur Shengen me dy vende që nuk janë anëtare të NATO-s, si Serbia apo Maqedonia e Veriut. Këtu thuhet Shengen Ballkanik në mënyrë të përgjithshme, por Ballkani është shumë i madh. Përse nuk bëjmë një lidhje edhe me Malin e Zi, që është anëtar i Natos, ose me Greqinë edhe me shtete të tjera që përfaqësojnë Ballkanin? Është edhe Rumania, Bullgaria. Përse kufizohemi me Serbinë, që është një instrument i ndikimit rus në Shqipëri. Është një gabim shumë i madh”, analizon profesor Moikomi.

Profesori e sheh me shqetësim të madh, ndikimin e elementëve rus në vendin tonë. Teksa pohon ekzistencën e tyre, ai thotë edhe se situata duhet trajtuar më seriozisht nga klasa politike.

“Rusia që ka elementë rus. Rusia është një vend që ka potencial ekonomik. Ajo që është më e rëndësishme është që ka një potencial diplomatik të jashtëzakonshëm. Në shumë vendimmarrje botërore, diplomacia ruse ka luajtur rolin e vet. Menjëherë pas refuzimit të negociatave për në BE, ne patëm një ofertë tjetër, për një formë tjetër...”, thotë Zeqo, i cili një element tjetër që na largon nga Europa konsideron edhe faktin që një shtet siç është Turqia ka aleancë shumë të thellë më Rusinë. “Këto ndikojnë. Ndikon qarkullimi material që mund të vijë nga Serbia në Shqipëri, sepse nuk janë pa konotacione të ndikimit rus. Mendoj se është shumë i drejtë alarmi, që mendon se Shqipëria është në rrezikun e influencave ruse, që do të bëjë ndarjen në dy pjesë; ose do të jemi me botën Euro-Atlantike, ose do të jemi me Lindjen. Por ne nga Lindja e kemi pësuar shumë herë”, shpjegon studiuesi.

Moikom Zeqo shpreh nevojën, që duhet të ketë më shumë njerëz që mendojnë për të ardhmen e vendit.

“Klasa jonë politike nuk e ka idenë se çfarë është politika e madhe, as gjeopolitikën nuk e njeh. As nuk e njohin fare atë që quhet politika vizionare e së ardhmes, që të interesohet mbi atributet e elementëve kombëtarë. Nuk e kemi fare për fat të keq”.

Sa i përket kërkesës së opozitës së zgjedhjeve të parakohshme, Zeqo, pohon se ato nuk mund të bëhen nëse i kërkon Basha apo Rama, por do të bëhen vetëm me influencën e ndërkombëtarëve.

“S’mund të ndodhë, sepse këtu ka një problem shumë të madh, mazhoranca është shumë e madhe. Që të kalohet në zgjedhje të parakohshme duhet një vullnet politik i ndërkombëtare, që të detyrojnë edhe mazhorancën edhe opozitën që është shumë e dobët, që të caktojnë një datë. Kam menduar që  në muajin mars 2019 të bëhen zgjedhjet e parakohshme. Por është shumë e vështirë që të kalohen në një qeveri teknike. Kjo s’mundet të ekzistojë, sepse ne kemi në statusin e PS-së, që kryetari i Partisë duhet të jetë edhe kryeministër”, shpjegon profesori, i cili shton se të dalë një kryeministër që ta zëvendësojë aktualin duhet të jetë patjetër edhe kryetar partie, sepse kështu e ka statusi.

“Nuk mendoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme, kur do Lulzim Basha apo Edi Rama. Harrojeni këtë gjë. Zgjidhje të parakohshme do të ketë nëse do të ndikojë në mënyrë të veçantë diplomacia amerikane. Mesa duket u morr një angazhim nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, që të bëhet një kompromis. Pak a shumë si ai kompromis, që ndodhi në vitin 1997-’98 kur ndërhyn ndërkombëtarët, ndryshe është shumë e vështirë që të bëhen zgjedhje të parakohshme”.

Profesor Moikom Zeqo në vitin 1991 ka qenë ministër Kulture, ndërsa deri në vitin 1996 ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni