Shëngjin, rrugët e amortizuara, problem pa zgjidhje

Rruga e Shëngjinit duket se do mbetet problem pa zgjidhje edhe këtë sezon turistik që do të çelet zyrtarisht këtë fundjavë. Segmenti prej 8 km nuk suporton dot fluksin e automjeteve që krijohet, ndërsa qendra e qytetit nuk i ngjan aspak një zone turistike për shkak të gropave që janë krijuar.

Operatorë turistik dhe banorë thonë se ky imazh ndikon negativisht në turizëm, teksa e quajnë të pa falshme mos ndërhyrjen nga organet kompetente.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj duke iu përgjigjur interesit të mediave mbi këtë problematikë, tha se Rruga e Shëngjinit nuk është në varësi të bashkisë dhe pse kjo e fundit e ka hartuar prej kohësh projektin e zgjerimit por proçedurat burokratike kanë sjellë këtë pengesë.

Nga viti në vit Shëngjini ka njohur rritje të numrit të turistëve, por mos realizimi i këtij investimi, mund të penalizojë zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone turistike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis