Një video virale pushtoi rrjetet sociale pasditen e kësaj të diele, ndërsa nuk vonoi që ajo të pasqyrohej menjëherë në disa portale online. Bëhet fjalë për arrestimin e një të riu nga policia, ku spikat gjuha e përdorur nga efektivi i Rrugores me fraza të tipit: "Ti shan Policinë?! Po unë të fus plumbin ore...".
Kaq mjafton për ta kuptuar se diçka realisht nuk shkon. Të njëjtat 'tag'-e fjalësh i takojnë një arrestimi të Policisë një vit më parë në Elbasan, pas ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Dhe me anë të një search-i të thjeshtë në Google kupton se video e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale dhe më pas në mënyrë virale edhe në portalet online, daton që në Tetor të 2015-ës.
Risjellja e saj si aktuale edhe nga disa media online që mbahen për "seriozitet" në trajtimin dhe përcjelljen e lajmit, është krejtësisht e pakuptueshme. Faktikisht sot këto media "serioze" dëshmuan të kundërtën, mungesë "serioziteti" në maksimum dhe një tallje e hapur me lexuesit e tyre.
E njëjta video është postuar në 10 Tetor 2015-ës në Facebook edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dënonte dhunën e policisë, duke shtuar se i arrestuari ishte tifoz i kombëtares shqiptare.
"Fytyra "europiane" atërore e Edvin Kristaq Ramës! Polici, një kriminel me uniformë, dhunon si kafshë tifozin kuqezi dhe i thotë se do i fusë plumbin!”, shkruante Berisha në FB.
Megjithatë, shpërndarja e lajmeve të tilla në mënyrë të pafre, foto të montuara etj, si pjesë të aktualitetit, tregon edhe njëherë tjetër domosdoshmërinë e standardizimit të medias online dhe ngritjen e kulturës së përgjegjësisë. Në të kundërt, do të shohim të tjera çudi, ndoshta edhe më të tmerrshme, përsa kohë tendenca për të manipuluar opinionin publik është maksimalisht e lartë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com