/ATSH-DPA/ - Një anije amerikane u bë e para që kaloi planetin xhuxh të Plutonit duke mbuluar eksplorimin e sistemit diellor, deklaruan shkencëtarët.

Shkencëtarët që punojnë në laboratorin e fizikës së aplikuar "Johns Hopkins" në Maryland festuan horizontet e reja me qasjen ndaj Plutonit edhe pse sinjali i parë nga anija për të konfirmuar afrimin historik do të jetë vetëm 14 orë më vonë.

Sonda në horizontet e reja do t'u japë astronomëve pamjen e parë nga afër në atë që dikur ishte planeti më I largët në sistemin diellor edhe pse konsiderohet si një planet xhuxh ne rripin e largët të Kuiperit.

Anija u shpejtua për të kaluar Plutonin në një distancë prej 12,500 kilometra dhe të kalojë Charon, mëi madhi i pesë hënave të Plutonit, në një distancë prej 29,000 kilometra dhe të dërgojë pamjet më të afërta të sistemit.

Pak dihet rreth Plutonit për shkak të vendndodhjes së tij të largët dhe orbitës së pazakontë që e bën të vështirë për ta vëzhguar nga Toka.

Ndërkohë që teleskopi orbital "Hubble" ka qenë në gjendje të na mundësojë grimca të vogla pamjesh të Plutonit, horizontet e reja do të jenë në gjendje të fotografojnë Plutonin në një shkallë më të lartë që të ketë madhësinë e një fushe futbolli dhe të jetë I dukshëm.

"Instrumentet e horizonteve të reja do të marrin një mori të dhënash rreth Plutonit për të vënë në skicë gjeologjinë e tij, përbërjen e sipërfaqes dhe temperaturat. Gjithashtu do shqyrtojë atmosferën e planetit xhuxh, të kërkojë për një atmosferë rreth Charon, të studjojë hënat e vogla të plutonit dhe të kërkojë për satelitë të tjerë", deklaroi NASA.