LONDËR, 14 shtator /ATSH-AFP/ -Skocezët do të votojnë më 18 shtator në një referendum që mund të sjellë pavarësinë e këtij rajoni autonom të bashkuar me Britaninë e Madhe dhe që pesha ekonomike e të cilit është e krahasueshme me atë të Finlandës apo Irlandës.
Më poshtë vijojnë 12 datat kryesore ku kuptohet rruga se si arriti Skocia deri në pikën e referendumit për pavarësi:
2 nëntor 1967: Përparimi spektakolar i partisë separatiste Scottish National Party (SNP) në zgjedhjet e pjeshme në Hamilton, nxit çështjen e pavarësisë skoceze në arenë kombëtare
1 mars 1979: Dështon referendumi i transferimit të pushtetit, kryesisht krijimi i një asambleje rajonale skoceze. Ndonëse skocezët votuan "po" në 51,6 për qind, por ata përfaqësonin vetëm 32,9 për qind të numrit të votuesve të regjistruar, pra nën nivelin e kërkuar të 40 për qind.
1 maj 1997: Pas 18 vitesh të një qeverie konservatore në Westminster, shumë jo popullore në Skoci, partia laburiste rikthehet në krye të vendit. Kryeministri Tony Blair premton mbajtjen e një referendumi të ri mbi decentralizimin, me shpresën që të krijonte një parlament rajonal me shumicë laburiste.
11 shtator 1997: Zhvillohet referendumi i dytë mbi transferimin e pushtetit. Këtë herë është një fitore me 74,3 për qind për "po"-në. Dhe një çështje e dytë, që morri gjithashtu një shumicë votash (63,5 për qind), kishte të bënte me kalimin e disa kopetencave fiskale në parlamentin rajonal.
12 maj 1999: Mbretëresha Elizabeth II hap zyrtarisht parlamentin rajonal të përbërë nga 129 anëtarë në sallën e asamblesë së përgjithshme në kishën e Skocisë në Edimburg.
3 maj 2007: Pas një koalicioni të dytë mes laburistëve dhe socialdemokratëve në vitin 2003, SNP-ja merr drejtimin e parlamentit me 47 deputetë kundrejt 46 laburistë. Alex Salmond vendoset kryeministër. Duke mos pasur maxhorancën absolute, SNP-ja heq dorë për zhvillimin e një referendumi mbi pavarësinë e Skocisë.
5 maj 2011: SNP-ja mer 69 vende në parlament pas zgjedhjeve dhe siguron maxhorancën absolute. Alex Salmond fillon fushatën për zhvillimin e një referendumi mbi pavarësinë, që pas shumë përpjekjesh mori miratimin e David Cameron.
15 tetor 2012: Pushteti ekzekutiv britanik dhe ai skocez nënshkruajnë marrëveshjen në Edimburg në termat e referendumit të pavarësisë.
24 janar 2013: Komisioni elektoral i pavarur pranon ngritjen e çështjes nëse "Skocia duhet të jetë një shtet i pavarur?"
26 nëntor 2013: Qeveria skoceze bën publik librin e saj të bardh mbi pavarësinë, të titulluar "E ardhmja e Skocisë: guida juaj për një Skoci të pavarur", ky dokument prej 649 faqesh paraqet pozicionin për pavarësi në të gjitha çështjet që shqyrton, nga monedha tek monarkia duke kaluar nga çështjet bërthamore apo të naftës në Detin e Veriut.
7 shtator 2014: "Po"-ja është në krye për herë të parë në sondazhin "YouGov", me 47 për qind pro kundrejt 45 për qind të të pyeturve mbi pavarësinë e Skocisë.
18 shtator 2014: Më shumë se katër milionë votues nga mosha 16 e sipër janë thërritur të votojnë në referendumin për pavarësinë e skocisë./
/G.S/