‘Shënime për një qytet’, Evis Cerga sjell librin e saj të ri me skica letrare për kujtime të parrëfyera më parë

Shkrimtarja  Evis Cerga, e apasionuar në rrëfimin e historisë së Tiranës dhe personazheve që jetuan e jetojnë në kryeqytetin tone ka botuar së fundmi librin “Shënime për një qytet”, me skica letrare që flasin për Tiranën por jo vetëm.

"Historitë janë të gjitha histori të krijuara por sigurisht një pikënisje e kanë domethënë kjo pikënisje mund të jetë një individ që kalon në rrugë, dikush që të bën përshtypje, mund të jetë një person që nuk e di se do të bëhet personazh por që në kokën time ashtu krijohet. Për mua çdo ecje në qytet është një burim informacioni, cdo rrugë e qytetit është një burim informacioni dhe mund të kthehet në një skicë letrare dhe çdo histori që dikush tregon padashje, histori personale apo histori e dikujt tjetër dhe që mendoj se duhet shpërndarë tek të tjerët unë e kthej në një skicë letrare" u shpreh shkrimtarja Evis Cerga.

"Shënime për një qytet në fakt nuk janë shënime vetëm për Tiranën, është shënime për shumë qytete. Një qytet ka mbetur i papërcaktuar për vet faktin që në vendet që ne shkojmë në qytetet që ne shkojmë të gjitha na sjellin një provojë dhe kjo provojë është unike për secilin nga ne. Unë kam zgjedhur këtë formë të skicave të shkurtra duke pasur parasysh që edhe njerëzit e kanë kohën shumë të shkurtër për të të ndjekur. Vëmendja është e shkurtër dhe preferojnë gjëra të vogla për të mbajtur vëmendjen e përqëndruar" vazhdon ajo më tej.

 Me çfarë e lidh kafen turke shkrimtarja Evis Cerga në këtë libër plot me detaje për një qytet që nuk I ngjason asnjë tjetri?

"Kafen turke e lidh me gjyshet sidomos në ato kohët që nuk kishte kafe, ishte problem për kafe, sepse kafja kushtonte 6 qind lekë dhe 9 qind lekë. Ajo kafja 6 qind lekëshe ishte një kafe e tmerrshme thoshin atëherë se unë nuk është se e kam provuar kafen në atë kohë. Por ishte qejfi që kur gjyshja pinte kafe të fusje biskotën brenda në kafe. Njërës gjyshe i pëlqente kjo gjë, gjyshen tjetër e nervozonte se i binin biskotat brenda në kafe por nuk kam pirë më kafe turke pëlqej ekspresin" tha ajo.

Por a ka elementë nostalgjie ky libër?

"Që ti referohemi elementëve patjetër që duhet t’i referohem nostalgjisë por pa e sjellë atë, më shumë i referohemi antropologjisë  për të ruajtur atë që ka qenë pozitive dhe për të mos harruar në mënyrë që t’i shërbejë kujtesës së brezave dhe të ndërtohet mbi të, sepse duke u ndërtuar ne e mësojmë dhe brezin e ri me punën, me një dëshirë që qyteti të bëhet I tyre…"  rrëfen ajo.

Ndërsa flasim për librin, flasim për  detajet që Evis Cerga ka sjell në librin e saj, flasim për pjesëzat e kujtimeve. Një ndër to është për mamatë shqiptare por si i përshkruan ajo mamatë:

"Janë si mamatë greke, mamatë shqiptare pëlqejnë të ushqejnë fëmijët dhe të krenohen për fëmijët e tyre, duke thënë që fëmija i tyre nuk është aq i mirë, por fëmija i asaj shoqes tjetër është shumë I mirë por nndërkaq duke treguar historitë për fëmijët e tyre që I bëjnë  fëmijët më të mirë se fëmijët e shoqeve"

Ai tregoi edhe për gjërat e rralla që mungonin në atë kohë dhe kishte mundësi që ndryshe nga fëmijët e tjerë t’I kishte

"Një nga gjërat që unë kisha ishte cëmcakizi, sot është një gjë që njerëzit as e perceptojnë, por cëmcakizi ishte një nga gjërat që fëmijët donin më shumë se cdo gjë tjetër dhe kjo ishte gjëja që më bënte mua të lakmueshme përball fëmijëve të tjerë të pallatit, unë e përdorja madje edhe si për të komanduar madje" përfundoi shkrimtarja Evis Cerga.

Kjo ishte një pjesë e detajeve dhe  shënimeve për një qytet që nuk ka mbarim, që sjell përvoja unike dhe kujtime të parrëfyera më parë nga pena e një shkrimtareje që rrëfen përtej asaj që shohin të tjerët.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/05/2021 23:50

    Na solle shume kujtime.Mua me kujtohen kutite e kakaos, qe rrinin rresht dhe qeset e sheqerit qe rrinin pale ne raftet e dyqaneve dhe pastaj kur filloi kriza u zhduken te gjitha nga raftet,ose u bene me tallona.Camcakizat i shihnim vetem kur na sillte ndonje qe shkonte jashte,ishin vertet luks.Gjithashtu me kujtohet kur koleksiononim letrat e karameleve e camcakizave te huaj qe mundnim t'i shtinim ne dore.Me kujtohet qe kur isha te shkolla /Emin Duraku/,prane ishin apartamentet e legatave te huaja dhe na thuhej qe po te shihnim ne toke ndonje karamele,apo leter karameleje te huaj,te mos e merrnim,as te mos e preknim,se mund te ishte si karem e mund te na fotografonin nga dritaret te huajt qe banonin aty te apt.e legatave. Gjeneratat e reja sot as qe i imagjinojne dot gjera te tilla,por ky ka qene realiteti i atehershem.Mezi pres t'a lexoj librin tuaj zonje e nderuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë