Shenja rimëkëmbjeje, rriten me 31 mld lekë të ardhurat në 5 muajit e parë të 2021

Shenja rimëkëmbjeje, rriten me 31 mld lekë të ardhurat në 5 muajit e parë të 2021

Ministria e Financave

Ministria e Financave raporton se nga janari në maj janë mbledhur 191.6 miliardë lekë, duke u rritur me 31 miliardë lekë krahasuar me vitin e kaluar, kur pandemia ishte në kulmin e saj për shkak të karantinës. Këto të dhëna tregojnë se ekonomia po ecën drejt rimëkëmbjes. Sektorët me kontributin më të madh krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020 janë sektori i tregtisë dhe sektori i prodhimit.

Sipas treguesve fiskal, nga të ardhurat tatimore ku përfshihen TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për 5 mujorin 2021  u mblodhën 98.8 miliardë lekë, ose 12 miliardë lekë më shumë se 5 mujori i vitit të kaluar.

Nga ana tjetër edhe pse papunësia në muajit e parë të vitit është rritur të ardhurat nga tatimi mbi pagat është në rritje me 2.5 miliardë lekë më shumë se 5 mujori 2020, për dy arsye kryesore.

“Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 16 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë ose 18.2% më shumë se 5 mujori 2020, si dhe 0.2 miliardë ose 1.1% më pak se plani 5 mujor 2021. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë pasur: të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 360% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020; të ardhurat nga tatimi mbi dividendin dhe aksionet  me rritje 134% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Sa i takon bizneseve është regjistruar rritje e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin 3.7 miliardë lekë, më shumë se 5 mujori 2020, dhe në total janar-maj 2021 janë mbledhur 15.1 miliardë lekë.

“Të ardhurat e mbledhura nga u realizuan në masën 15.1 miliardë lekë 3.7 miliardë lekë, ose 32.3% më shumë se 5 mujori 2020, si dhe 136 milionë lekë ose 0.9% më pak se plani 2021 për Tatimin mbi Fitimin. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton sektori i shërbimit me rritje 52.7% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020 dhe sektori i ndërtimit me rritje 40.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm”, vijon më tej raporti i financave.

Nga ana tjetër edhe shpenzimet janë realizuar mbi pritshmëritë. Deri në muajin e pestë të vitit 2021, arritën në rreth 211.9 miliard lekë me një realizim në masën 97 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 13 përqind më i lartë ose rreth 24.3 miliard lekë më shumë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë