Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, i kërkon Prokurorisë të mos bëhet pjesë e lojërave politike.
Organi i akuzës kërkoi sot shenjat e gishtave për 6 deputetë, përfshirë edhe Rakipin.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Aqif Rakipi, pretendon se është i pastër dhe nuk ka asgjë për të fshehur.
"Sot u njoha nga shtypi siç ndodh rëndomë këto 3 - 4 muajt e fundit, që Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar vazhdimin e verifikimeve për personin tim.
Në mënyrë të përsëritur po ju deklaroj që jam i hapur për çdo hetim dhe se nuk kam asgjë për të fshehur, i bindur në pastërtinë time.
Kërkoj që ti jepet sa më shpejt fund këtij verifikimi nga Prokuroria e Përgjithshme, sepse nuk është normale përfolja ime prej muajsh në media dhe opinion publik, duke shpresuar që të mos bëhet pjesë e lojërave politike", shkruan Aqif Rakipi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com