Shenjtërimi i Nënë Terezës në datën 4 shtator vjen edhe me pullën e posaçme postare që Posta Shqiptare do të emetojë në nder të saj.
Pulla postare është realizuar nga autori Gentjan Gjikopulli, i cili ka përdorur stilin Rilindas Italian me ngjyrat e ngrohta e sfondin e errët, ndërkohë që drita hyjnore bie mbi veshjen e thjeshte të Nënë Terezës duke njëjtësuar këtë akt shenjtërimi si pjesë të Historisë së Artit dhe asaj Botërore.
Kjo pullë është njëkohësisht edhe një vepër artistike e cila vlerëson këtë ditë të shenjtë si një ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm në historinë shqiptare por edhe në atë botërore.
Posta Shqiptare ka ekskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare, nëpërmjet së cilës pasqyron ngjarje të rëndësishme historike, kulturore, sportive, shqiptare apo ndërkombëtare.
Nënë TEREZA pritet të bëhet Shenjt në 4 shtator 2016 në një ceremoni të drejtuar nga Papa Francesco në Vatikan. Data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostolik si “Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com