Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Meta: Na frymëzon çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe

Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Meta: Na frymëzon çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe

1565867216_meta.jpg

Mesazhi i parë në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, vjen nga Presidenti Ilir Meta. Në urimin e tij, kreu i qeverisë e quan 5 shtatorin si një ditë feste për mbarë kombin shqiptar, por edhe për të gjithë njerëzimin, teksa e mbyll mesazhin e tij me një thënë të saj për dashurinë.

"Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë feste për mbarë kombin shqiptar, botën katolike dhe njerëzimin. Është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar, humane e hyjnore, të simbolit të nënës shqiptare, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë dhe misionit të pareshtur të përkujdesjes, ndaj kujtdo që vuan dhe ka aq shumë nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale. Me madhështinë e thjeshtësisë së saj, Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale, e pranë halleve të përditshme të qytetarëve. Ashtu siç na porosit e bekuara dhe e Shenjta Nënë Terezë: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi. E djeshmja iku. E nesërmja nuk ka ardhur. Ne kemi vetëm të tashmen. Le të fillojmë!", shkruan Meta.

Ndërkohë, ai ka qenë i pranishëm në meshën e mbajtur në Bizë (Ishëm) nga Padre Serxhio, për Shën Nënë Terezën.

"I lumtur ta nisja ditën me pjesëmarrjen në meshën e mbajtur në Bizë (Ishëm) nga Padre Serxhio, për Shën Nënë Terezën", njoftoi ai. 


Lajmi kryesor:

Nënë Tereza/ Meta: Frymëzim për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe! Basha: Sot, një ditë reflektimi


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg