8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve! Begaj: Model frymëzimi! Rama: Gruaja e paqes në botë

8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve! Begaj: Model frymëzimi! Rama: Gruaja e paqes në botë

Nënë Tereza

Mbarë bota përkujton 8 vjetorin e shenjtërimit të humanistes së shquar Nënë Tereza. “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. Këto janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, gruaja e jashtëzakonshme dhe shenjtorja e të varfërve të të gjithë botës e cila kurrë nuk e harroi origjinën e saj.

8 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997. Murgesha 'u lumturua' në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Në këtë ditë të shënuar, Nënë Tereza përkujtohet nga krerët më të lartë të shtetit dhe politikës. I pari që ndau një reagim ishte kryeministri Edi Rama, që e cilëson Nënë Terezën si gruaja e paqes në botë.

“Mirëmëngjesi dhe në këtë ditë të shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Presidenti Bajram Begaj e cilëson Nënë Terezën një model frrmëzimi që jetën ia kushtoi të vuajturve. 

“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.  Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin", shkruan Begaj. 

Kush ishte Nënë Tereza? 

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë dhe humbi jetën në Kalkutë më 5 shtator 1997. Sot bëhen 27 vite që Nënë Tereza është ndarë nga jeta. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

Nga ky moment Nenë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Ajo vazhdoi me vetmohim të predikonte mesazhin e saj të dinjitetit njerëzor dhe respektit për çdo qenie njerëzore të lindur apo jo.

Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Igli Hasani kujton 8 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës: I dha botës trashëgimi të pavdekshme të dashurisë ndaj më të dobtëve

1702190165_nenetereza.PNG

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në X, dha një mesazh në 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Hasani shprehet se ajo i dha botës një trashëgimi të pavdekshme të dashurisë, duke frymëzuar miliona njerëz anembanë globit.

'Sot kujtojmë 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, shenjtores që i dha botës një trashëgimi të pavdekshme të dashurisë, dhembshurisë dhe shërbimit ndaj më të dobëtëve, duke frymëzuar miliona njerëz anembanë globit.'

 

Ora 09:21
'Ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjes së të varfërve', Ambasada e SHBA kujton Nënë Terezën në 8-vjetorin e Shenjtërimit

1725521037_nenetereza.JPG

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një mesazh ka ardhur edhe nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se Nënë Tereza ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes.

Më tej, postimi i ambasadës, kujton shprehjen e madhe të shenjtores shqiptare: Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime.

'Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nder të Nënë Terezës, shenjtores me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes. Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: "Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime".', thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

 

Ora 08:16
8 vite nga shenjtërimi Nënë Terezës, Veliaj: Trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli mesazh në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot, më 5 Shtator, përkujtojmë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një emër që simbolizon dhembshurinë dhe altruizmin. Trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne”, shkruan Veliaj.

Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu për më shumë se 45 vjet u shërbeu të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve.

Ora 08:14
8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj: Mësimet e saj mbeten frymëzim për mbarë njerëzimin

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar Nënë Terezën në 8 vjetorin e shenjtërimit të saj. Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se Nëna Tereza është shembulli i fuqisë së shpirtit dhe besimit, që jetën ia kushtoi të vuajturve.

“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.  Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin", shkruan Begaj. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje