9 raste të reja me COVID, 19 të shëruar, mes tyre një mjek dhe dy infermierë! Rritet numri i të prekurve nga fasoneria e Krujës

TIRANE-Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar si bartës të virusit, ose të sëmurë me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Tiranë, Kukës dhe Fier. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier. Deri në këto momente janë testuar 5311 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve

Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302. Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar, 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë            246 raste
- Durrës            42 raste
- Lushnje          6 raste
- Elbasan          16 raste
- Fier                 36 raste
- Kavajë            9 raste
- Rrogozhinë     4 raste
- Korçë             19 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër          94 raste
- Lezhë             14 raste
- Berat              2 rast
- Has                13 raste
- Krujë              11 raste
-Tropojë           4 raste
- Pukë               5 raste
- Mirditë           3 raste
- Kukës           11 rast
-Mallakastër    1 rast
- Kurbin          7 raste

Mira Rakacolli, zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se pavarësisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. "Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifrat e qëndrueshme, më pak se 15% e të prekurve aktivë. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar është e rëndësishme që qytetarët me durim të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
69-vjeçari me COVID-19 nga Shkodra humb jetën tek Infektivi! Ministria e Shëndetësisë: Pësoi hemorragji cerebrale! Ishte në koma dhe vuante nga tumori

Një pacient me COVID-19 dhe asimptomatik ka humbur jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale në Spitalin Infektiv në Tiranë. Pacienti ishte nga Shkodra dhe ishte dërguar në Spitalin Infektiv për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa ministria e Shëndetësisë sqaron se pacienti ka pësuar hemorragji cerebrale dhe për pasojë ka humbur jetën. Pra arsyeja e vdekjes së pacientit nga Shkodra nuk ka qenë për shkak të COVID-19.

Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemorragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik). Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.

Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.

Aktualisht në Shkodër numërohen 94 pacientë të prekur me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin janë shënuar 26 viktima si pasojë e COVID-19.

Ora 12:03
Sot 19 të shëruar, mes tyre një mjek dhe dy infermierë, 16 pacientë

Mes 19 të shëruarve sot nga koronavirusi janë një mjek dhe dy infermierë. Për të shtatën ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë.  Në total deri tani janë shëruar 39 personel shëndetësor.

"1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19. Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 302 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19" shkruan ministrja.

Ora 11:36
Infermierja në Kukës infektoi edhe dy familjarë me COVID

Sot janë zyrtaruar edhe dy rastet e reja në Kukës. Burime për Report Tv pohojnë se të infektuarit janë familjarë të infermieres që rezultoi me COVID të martën. Më herët infermierja infektoi 4 familjarë dhe një koleg i tij, që rezultuan pozitiv me koronavirus. Me 2 rastet e sotme, shkon në 6 numri i familjarëve që infektoi infermierja në Kukës. Në total janë 11 të infektuar në Kukës, 5 prej tyre personel shëndetësor.

Ora 11:29
Zgjerohet harta në Fier, i prekuri pjesëtar i familjes së karantinuar dy ditë më parë

Në Fier numri i të infektuarve ka shkuar në 36 bashkë me një person që ka rezultuar pozitiv sot. Report Tv mëson se personi i dalë pozitiv, është familjar me 3 pacientët që rezultuan të prekur nga Covid 19 dy ditë më parë ku nga 5 mostra e reja të marra, 1 prej tyre doli i prekur. Të gjithë pjesëtarët e familjes dhe personat e kontaktit ndodhen tashmë në karantinë.

Ora 11:29
Vatra e nxehtë e fasonerisë në Krujë, infektohen edhe 5 gra në Kurbin

Zgjerohet vatra e infeksionit që nisi në fasonerinë e Krujëa. Pesë rasteve të deritanishme u shtohen edhe 5 të tjera në Kurbin. Report Tv mëson se 5 të prekurat në Kurbin janë gra, që u infektuan në fasonerinë e Krujës. Në këtë fasoneri deri tani janë prekur edhe 3 gra të tjera nga Kruja dhe 2 nga Kurbini.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teta Zafi: 18/04/2020 17:12

    O qeveri , vendosni perdorimin e detyrueshem te maskes ne cdo ambient dhe ne rruge, gjoba te renda per ata qe nuk mbajne maske,une mbaj maske por i bjen qe nuk e mbaj per vehte por mbroj ate qe kam perballe, kurse ai qe nuk mban maske praktikisht eshte agresori i im, kurse shteti qendron indiferent dhe e ka mendjen tek orari, o njerez nuk e rregullon orari kete pune, se njerezit heret a vone do te shkojne neper punera se do hane buke, detyroni te mbajne maska mos te hedhin sperkla , qyrra dhe peshtymra, te rrinj e te vjeter dhe femije pa perjashtim ,VIRUSI do te rrije me vite ketu , nuk mund te bejme sikur nuk egziston.Situata sot eshte me keq se diten 1 kur u shfaq pacienti 0, kurse qeveria diten e pare i shtrengoi masat sot po i liron , cfare llogjike eshte kjo ?.MAAAAAAAAAAAAASSSSSSSSSSSSSSSSKKKKKKKKKKKKAAAAAAAAAAAAAA PIKE asnje pa maska , gjoba per gjithsecilin dhe orrare te lira te levizjes

    Përgjigju
  • vjeshta: 18/04/2020 14:19

    Ec aty,"cyteti shkoders"!!! Jeni njisha.... Rama ik.... O u placin sytë e ballit,a doni me dekë pa u ardhë kush të krytë???!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë