Shënohet një viktimë me COVID-19 pas 3 javësh që vendi nuk kishte shënuar asnjë vdekje dhe numri i të infektuarve ka filluar të ulet ndjeshëm.

64-vjeçarja nga Tirana, e prekur me COVID-19, ka ndërruar jetën mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv.

Ajo ishte shtruar prej 3 javësh në spital në gjendje të rëndë dhe vuante prej 4 muajsh nga një sëmundje tjetër bashkëshoqëruese, limfoma e trurit.

Pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, 64-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte duke shënuar dhe viktimën e 32-të të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Viktima e 31-të me covit-19 u shënuar më 29 prill, ku humbi jetën një 71 vjeçar nga Shkodra.

Gjatë ditës së sotme janë shënuar vetëm 8 raste të reja me koronavirus, ndërsa 79% e personave të prekur tashmë janë shëruar.  

8 rastet e reja janë shënuar 5 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar janë 6 qytetarë.