Trajneri i Bayern Munich, Nico Kovac, ka përgëzuar Renato Sanches për paraqitjen e tij me kampionët e Gjermanisë në fitoren 3-1 me përmbysje ndaj Paris Saint-Germain në miqësore.
Sanches ka vuajtur shumë në gjetjen e formës gjatë dy sezoneve që kartoni i tij ka qenë pronë e Bayern, që pas paraqitjes së shkëlqyer në Euro 2016.
“Jam shumë i kënaqur për Renaton, që nuk ka kaluar një periudhë të mirë këto në Mynih, – tha Kovac. – Por unë e pashë që nga dita e parë e punës. Ai është një futbollist shumë cilësor dhe po shkrin akullin ku ndodhej. Pak e nga pak po tregon vlerat e tij. Nuk është më i ngrirë”.
“Nëse ai ka besimin e mjaftueshëm në vete, unë mendoj se Sanches mund të tregojë atë që është në gjendje të bëj. Çdo futbollist ka nevojë për besim. Goli i tij ndaj Parisit ishte diçka që e kisha parë disa herë në stërvitje këto ditë” – tha Kovac, që la të nënkuptohet se sivjet mesfushori portugez nuk do të huazohet.