Shënoi në debutim me Shqipërinë, Trashi flet pas ndeshjes: E nisa me emocione, ja çfarë më tha Reja
Lorenc Trashi pas ndeshjes

Lorenc Trashi shënoi në debutimin e tij me kombëtaren shqiptare përballë Moldavisë. Gramshioti shënoi një supergol në fund të pjesës së parë ndërsa është shprehur se ka realizuar ëndrrën e tij për të luajtur me Shqipërinë dhe për të shënuar një gol.
"Kam realizuar një ëndërr. Jo vetëm timen por edhe të familjes sime të cilët kanë dashur gjithmonë të më shohin në majat e futbollit shqiptar dhe të luaj me kombëtaren shqiptare. Golin ia dedikoj familjes, prindërve dhe dy motrave të mia të cilët më kanë mbështetur në çdo moment''
Mesfushori tha se në fillim e mori ndeshjen me emocione por fjalët e trajnerit Reja e ndihmuan për të kapërcyer ngërçin e minutave të para.
"Në fillim të ndeshjes kisha emocione. Por fjalët e trajnerit më ndihmuan shumë. Reja më tha se kjo ishte ndeshja ime dhe duhet të luaja pa frikë, siç luaja me Partizanin të luaja edhe për Shqipërinë, është e njëjta gjë. Është shumë herët për të folur për një vend në formacion por shpresoj të mbetem pjesë e kombëtares shqiptare"- ka thënë Lorenc Trashi.
Lajmi kryesor:
Shqipëria e frikshme kundër Moldavisë, fiton me 'poker' golash
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.3%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1790
Lajme të tjera
-
SHBA: Me veprimet e fundit, Rusia po përpiqet të destabilizojë Moldavinë
10 Mars, 16:31
-
A mund të jetë Moldavia shënjestra e radhës e Rusisë?
6 Mars, 08:21
-
Pse po e kërcënon hapur Kremlini Moldavinë?
26 Shkurt, 10:38
-
VIDEOLAJM/ Gazetarit i ndodh e papritura teksa raportonte, një grua e puth live
24 Shkurt, 08:24
-
Moldavia hedh poshtë pretendimin e Rusisë për 'provokim të armatosur' kundër Ukrainës
23 Shkurt, 09:37
-
Biden takohet me Presidentin e Moldavisë pas lajmeve për formimin e një 'grushti' shteti: SHBA do jap mbështetjen e nevojshme
21 Shkurt, 21:46
-
Moldavia gjen copëza të raketave pas sulmeve ruse
16 Shkurt, 17:33
-
Pretendimet e Moldavisë se disa malazezë po përpiqen ta destabilizojnë, reagon Abazoviç: Të ashpra! Na mjaftojnë problemet tona
14 Shkurt, 18:02
-
Presidentja moldave akuzon Rusinë: Moska ka planifikuar një komplot për përmbysjen e qeverisë së Moldavisë
13 Shkurt, 20:25
-
Moldavia akuzon Rusinë: Po planifikoni grusht shteti në Kishinau
13 Shkurt, 12:16
-
Moldavi, ndryshimi i qeverisë nën sfondin e kërcënimit në rritje nga Rusia
12 Shkurt, 09:58
-
Raketat ruse kaluan në hapësirën ajrore moldave, jep dorëheqjen kryeministrja e Moldavisë
10 Shkurt, 14:27