Sheqerpare të vogla
Përbërësit:
- 600 gr gjalpë
- 4 të verdha veze
- 1 vezë e plotë
- 700 gr miell
- ½ lç sodë
Sherbeti:
- 900 gr sheqer
- 4 gota ujë
- 1 fetë limon
Përgatitja:
Tresim gjalpin dhe zëmë brumin e ëmbëlsirës. Hapim me brumin një petë dhe me një formë të vogël rrumbullake bëjmë sheqerparet e vogla, në mes u vendosim arra ose bajame sipas dëshirës. I vendosim në tavë dhe i pjekim. Sherbetin e shtojmë të ftohtë kur sapo të dalin nga furra.
Komento