TIRANE - Shërbimet rritën aktivitetet e tyre në 3-mujorin e dytë me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2013, ku ndikimin kryesor e dhanë bizneset e Agjencive të udhëtimit me 37,0 %, hotelet me 20,5 %, dhe Informacioni dhe Komunikacioni me 25,1 %.
Rënie me 25,9% pësuan aktivitetet "Transport dhe Magazinim, përfshirë aktivitetin Postar", indeksi i shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e dytë 2014 krahasuar me tremujorin e dytë 2013, sipas INSTAT-it.
Në tremujorin e dytë 2014, ndërmarrjet e Shërbimeve rritën numrin e të punësuarve me pagesë me 16,5 % më shumë se e njëjta përiudhë e vitit të kaluar dhe 5,6% më shumë se tremujori i parë 2014.
Edhe fondi i pagave për fushën e Shërbimeve në tremujorin e dytë 2014 u rrit me 12,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 3,6% më shumë se tremujori i parë 2014.
Tregtia me pakicë dhe shumicë e automjeteve dhe riparimi i tyre u rrit me 14% në 3-mujorin e dytë, krahasuar me tremujorin e dytë 2013, ndërsa tregtia me shumicë u rrit me 5,9 %.Me rritje 14,8% rezultuan dhe bizneset që punojnë në tregtinë me shumicë, ku dhe numri i të punësuarve u rrit me 12,6%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa fondi i pagave me 14,4 % më shumë.
Në 3 mujorin e dytë bizneset në komunikacion, shërbimet informatike dhe botimi i librave rritën volumin e punës me 25,1 % më shumë, krahasuar me tremujorin e dytë 2013. Rritje patën edhe numri i të punësuarve me pagesë me 13,3% dhe fondi i pagave me 17,9%./ATSH/