'Shërbimi është skandal'/ E denoncoi në portal, Voltana Ademi padit biznesmenin e transportit

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi padit për shpifje administratorin e linjës private të transportit urban në këtë qytet Afrim Dervishi. Sipas Ademit, Dervishi kishte akuzuar në portalin e bashkëqeverisjes kryetaren për mosmenaxhim të duhur dhe mos mbështetje për të eliminuar informalitetin nga furgonët por dhe mungesën e rimbursimit për kategoritë në nevojë.

Kjo ka bërë që Dervishi të përfundojë në dyert e gjykatës për shpifje. Ky i fundit nuk ka pranuar të ketë bërë një akuzë të tillë direkte ndërsa tha se Voltana Ademi nuk ka denjuar ta priste në takim që prej 5 vitesh. "Në portal kam shkruar cdo gjë që janë të mangëta në Shkodër për stacionet për furgonat që hynë në qendër të qytetit për mos  dhënien e boneve të studentit për mos dhënien e pagesave të invalidëve. Mua më intereson zbatimi i ligjit por nuk vuri dorë bashkia nuk do të udhëtoni pa lekë. 

Nuk e kam akuzuar për ryshfet por për keqmenaxhim të tenderit  dhe mos presë që do të paguajë ryshfet. Unë kam prit një vit për të marrë licencën,  madje më ka heq edhe linjën e Shirokës me të padrejtë.  Licencën e kam për 10 vjet, shërbimi publik është skandal dhe kjo që zgjidhet nga policia kam tentuar disa herë me u takuar me te" tha Afrim Dervishi. Seanca gjyqësore është shtyrë për datën 2 maj, pasi avokati i kryebashkiakes nuk kishte prokurën  me vete.

Padia e Kryebashkiakes Ademi ndaj Afrim Dervishit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parrucjani: 15/04/2019 21:57

    Futi nji k... Afrim. Se at don ajo. Tja kishe dhan, mos ban si veshtir.

    Përgjigju
  • Saliu: 15/04/2019 20:53

    Pun kurvash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona